LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nëse zgjedhjet nuk janë të suksesshme, mund të hyjmë në një proces të vazhdueshëm zgjedhjesh dhe shteti nuk do të durojë

Mickoski: Nëse zgjedhjet nuk janë të suksesshme, mund të hyjmë në një proces të vazhdueshëm zgjedhjesh dhe shteti nuk do të durojë

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, thotë se partia e tij nuk do t’i bojkotojë zgjedhjet presidenciale, duke qenë se, kandidati i partisë së tij do t’i prijë kandidatit të BDI-së dhe LSDM-së me rreth 100 mijë vota në raundin e parë.

“Nuk ka arsye pse duhet t’i bojkotojmë, pyetja tjetër është se cilat janë sfidat me të cilat do të përballet Maqedonia në periudhën në vijim, të cilat kanë të bëjnë me atë proces zgjedhor dhe zgjedhjet parlamentare”, tha Mickoski në një dalje në “Radio Lider”, përcjell Telegrafi.

Mickoski theksoi se nëse zgjedhjet nuk janë të suksesshme, atëherë mund të hyjmë në një proces të vazhdueshëm zgjedhjesh dhe shteti nuk do të durojë.


Ai ka theksuar edhe një herë se në këto kushte, as tani e as në të ardhmen, OBRM-PDUKM nuk do të pajtohet që bullgarët të hyjnë në Kushtetutë.

Mickoski shtoi se deri më tani Bullgaria nuk ka treguar vullnet të mirë ndaj Maqedonisë. “Çfarë do të tregojë Bullgaria në shenjë vullneti të mirë se realisht nuk do të ketë asnjë lloj pengese ndaj Maqedonisë në të ardhmen. Çfarë tregoi dhe manifestoi Bullgaria? Nga atje nuk shoh asnjë sinjal përveç se heshtin”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Kalo në kategori