LAJMI I FUNDIT:

Mediumi i njohur spanjoll AS: Udhëtimi i kotë i Vedat Muriqit te Kosova për ndeshjet e tetorit

Mediumi i njohur spanjoll AS: Udhëtimi i kotë i Vedat Muriqit te Kosova për ndeshjet e tetorit

Sulmuesi Mallorcas, Vedat Muriqi, është tubuar me Kosovën për ndeshjet e muajit tetor, por ai nuk do të luajë në Andorra për shkak të pezullimit, ndërsa me anulimin e ndeshjes  kundër Izraelit, udhëtimi i tij ka dal të jetë i kotë.

Mediumi spanjoll AS ka shkruar sot se udhëtimi në datat e kalendarit të FIFA-s, nuk ka qenë më i miri dhe më me pak ndikim se ai i Vedat Muriqit.


Sulmuesi i Kosovës ka udhëtuar kot pasi në kalendarin aktual të FIFA-s nuk do të luajë asnjë nga dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024. Këtë të enjte Kosova do të luajë në orën 20:45 në Andorra, por sulmuesi është pezulluar dhe nuk do të jetë në lojë.

Në ndeshjen e mëparshme të luajtur në Rumani, Muriqi u përjashtua me karton të kuq dhe duhet të vuaj një ndeshje pezullim.

Nga ana tjetër, dhe siç nuk mund të ndodhte ndryshe, ndeshja e planifikuar në Prishtinë të dielën e ardhshme më 15 kundër Izraelit është pezulluar pas konfliktit që po zhvillohet mes izraelitëve dhe palestinezëve. Kjo ndeshje nuk ka një datë për tu luajtur për momentin me UEFA-n që do ta marr vendimin më vonë.

Vedat Muriqi zbulon sekretin e formë së lartë te Mallorca
Lexo po ashtu Vedat Muriqi zbulon sekretin e formë së lartë te Mallorca

Kosova është në Grupin I me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën dhe është e pesta në grup me 4 pikë pas katër barazime dhe dy humbjeve deri më tani.

Sulmuesi i Real Mallorca, Vedat Muriqi, pritet të kthehet në ishull të hënën e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Kalo në kategori