LAJMI I FUNDIT:

Carragher beson se Arsenali mund ta fitojë Ligën Premier vetëm me një kusht

Carragher beson se Arsenali mund ta fitojë Ligën Premier vetëm me një kusht

Legjenda angleze e Liverpoolit, Jamie Carragher ka treguar kushtin e vetëm me të cilin Arsenali mund të fitojë titullin e Ligës Premier në sezonin 2023/24.

Arsenali bëri një hap mjaft të madh me fitoren 1-0 ndaj Manchester Cityt në ligë para pushimit ndërkombëtar.


Fitorja i ngriti Topçinjtë në nivel pikësh me Tottenham Hotspur, i cili është në krye të tabelës duke shënuar më shumë gola se rivali londinez.

Arteta në qiellin e shtatë pas fitores ndaj Cityt: Mposhtëm skuadrën më të fortë në botë
Lexo po ashtu Arteta në qiellin e shtatë pas fitores ndaj Cityt: Mposhtëm skuadrën më të fortë në botë

Megjithatë, pavarësisht fillimit të fortë, disa ekspertë mendojnë se Arsenali ende nuk është mjaftueshëm i mirë për të fituar titullin.

Njëri nga ta është edhe Carragher, i cili ka vlerësuar shanset e Arsenalit për titullin kampion në Ligën Premier.

“Nuk mendoj se Arsenali mund ta fitojë ligën me skuadrën që ka tani. Unë mendoj se ata mund të fitojnë ligën, por duhet të përforcohen në janar”, ka thënë Carragher për në podcastin Stick to Football.

Roy Keane tregon se çfarë i nevojitet Arsenalit për ta fituar Ligën Premier
Lexo po ashtu Roy Keane tregon se çfarë i nevojitet Arsenalit për ta fituar Ligën Premier

Në të vërtetë, afati i transferimeve dimërore do të jetë vendimtar për trajnerin Mikel Artetën, pasi mund të diktoj gjithë sezonin e Arsenalit.

Sezonin e kaluar, Arsenali ishte shumë afër fitores dhe dështuam drejt fundit për shkak të zgjedhjeve të pakta në skuadër. Kjo nuk duhet të përsëritet këtë herë, veçanërisht me Ligën e Kampionëve në horizont. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Liverpooli njofton zyrtarisht largimin e dy lojtarëve të preferuar të tifozëve

Premier League
Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

Laporta i kërkon Decos që të gjejë trajner të ri për Barcelonën – zbulohet emri favorit

La Liga
Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Kevin De Bruyne zgjedh yllin e shpërfillur nga Liga Premier si lojtarin më të mirë të sezonit

Premier League
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori