LAJMI I FUNDIT:

Roy Keane tregon se çfarë i nevojitet Arsenalit për ta fituar Ligën Premier

Roy Keane tregon se çfarë i nevojitet Arsenalit për ta fituar Ligën Premier

Roy Keane ka shpjeguar se si Arsenali mund ta fitojë Ligën Premier këtë sezon.

Por, ai nuk bëri një parashikim për titullin pasi u zotua se nuk do ta bëjë kurrë atë gabim pasi e kishte bërë në të kaluarën dhe nuk ishte i saktë.


Legjenda e Manchester United mendon se Manchester City është rrugës për të fituar trofeun e katërt në ligë – përveç nëse Arsenali nuk bën përforcime shtesë.

Arteta në qiellin e shtatë pas fitores ndaj Cityt: Mposhtëm skuadrën më të fortë në botë
Lexo po ashtu Arteta në qiellin e shtatë pas fitores ndaj Cityt: Mposhtëm skuadrën më të fortë në botë

Arsenali mori një fitore vendimtare 1-0 kundër kampionëve të sezonit të kaluar në Ligën Premier, Manchester City në Emirates të dielën.

Performanca e tyre mbresëlënëse kundër Cityt ngriti vetullat se kush do të marrë trofeun në shtëpi në fund të sezonit.

Keane ka thënë se Topçinjtë duhet të rekrutojnë një sulmues në skuadër për të qëndruar në krye të tabelës.

Arsenal arrin fitoren e parë ndaj Manchester Cityt në Ligën Premier pas tetë vitesh
Lexo po ashtu Arsenal arrin fitoren e parë ndaj Manchester Cityt në Ligën Premier pas tetë vitesh

Ai tha në podcastin Stick to Football të Gary Neville: “Arsenali mund ta fitojë ligën, por ata kanë nevojë për një top sulmues. Është mirë kur shikon një ekip që mund të luajë futboll të bukur”.

“Kjo është e mirë në posedim, por edhe fizikisht i fortë. Ne e kemi parë Manchester Cityn gjatë viteve të fundit, ata janë bërë më të mëdhenj”.

“Ne kemi parë lojtarë këtë sezon të dalin nga stoli i Arsenalit, ata janë lojtarë të mëdhenj, të fortë dhe fizikë që mund t’ju bëjnë të kaloni limitin në ndeshje të ashpra”, ka shtuar më tej legjenda e Man United.

Numri 9 i Arsenalit, Gabriel Jesus është rikthyer pas një operacioni në gju, por nuk ka arritur ende të bëjë një përparim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori