Kampionati Botëror i vitit 2030 do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, por tri ndeshjet hapëse do të jenë në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai.
Ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter kritikoi vendimin, pasi sipas tij nuk ka kuptim që të zhvillohet një kompeticion madhor në këtë plan.
“Është absurde të ndash turneun në këtë mënyrë. Finalja e Kampionatit Botëror duhet të jetë një ngjarje kompakte”, ka thënë Blatter.
Ish-kreu i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë beson se turneu në vitin 2030 duhet të zhvillohet në Amerikën e Jugut si një mjet për të festuar 100-vjetorin e garës të parë që u zhvillua në Uruguai në vitin 1930, raporton Daily Star.
“Për arsye historike, Kampionati Botëror i vitit 2030 duhet t’i përkiste ekskluzivisht Amerikës së Jugut”, shtoi Blatter.
Uruguai, Argjentina dhe Paraguai paraqitën një ofertë të përbashkët për turneun, por humbën nga Spanja, Portugalia dhe Maroku. Si një koncesion, këto vende do të organizojnë tri ndeshjet e para.
Duhet shtuar se gjashtë vendet pritëse do të kualifikohen automatikisht për turneun, që do të thotë se 12.5 për qind e numrit të përgjithshëm të ekipeve marrin kualifikimim para kohe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ademi priti përzgjedhësin Foda dhe ekipin e tij, diskutojnë për kampin e qershorit dhe edicionin e ri të Ligës së Kombeve
Ballkani – Prishtina, formacionet zyrtare të finales së Kupës së Kosovës
Ka një klauzolë qesharake largimi, katër top klube evropiane kërkojnë ta largojnë Dybalan nga Roma
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251