Shprehia për të fjetur me çorape natën, nuk duket edh aq e mirë.
Është mirë ta bëni herë pas here nëse keni të ftohtë, por mos e bëni shumë shpesh, sepse ngadalëson qarkullimin e gjakut dhe mund të shkaktojë disa infeksione të lëkurës.
Ndikon në qarkullim
Çorapet i mbajnë këmbët të ngrohta, gjë që mund ta rritë përkohësisht qarkullimin e gjakut. Por, nëse mbani çorape për një kohë të gjatë, efekti është i kundërt dhe rrjedha e gjakut zvogëlohet.
Rreziku për infeksione të lëkurës
Kushtojini vëmendje llojit të pëlhurës nga janë bërë çorapet tuaja. Materialet sintetike, të tilla si poliesteri ose najloni, nuk janë të rehatshme në lëkurë dhe nuk lejojnë që këmbët tuaja të marrin frymë. Djersitjet e natës janë mjaft të zakonshme dhe nëse flini nën mbulesa të rënda, mjedisi i lagësht dhe i ngrohtë krijon terrenin perfekt për bakteret që mund të prekin këmbët tuaja.
Nëse disa substanca të forta, të tilla si ngjyra dhe rrëshira, janë përdorur për të bërë çorape, shanset janë të larta që të zhvilloni acarim dhe skuqje. Nëse shiritat elastikë që mbajnë çorapet në këmbë janë shumë të ngushta, mund të zgjoheni me shenja të dhimbshme dhe të kuqe. Ashtu si çdo veshje e ngushtë, çorapet me shirita elastikë të ngushtë mund të kufizojnë rrjedhën e gjakut duke shkaktuar ënjtje.
Ndikon në temperaturën e trupit
Kur pushoni natën, trupi vazhdon të punojë dhe shumë gjëra ndodhin gjatë gjumit. Temperatura e trupit ndryshon disa herë gjatë natës dhe ne flemë më mirë kur jemi më të freskët. Nëse mbathni çorape që nuk janë prej pëlhurash që marrin frymë, temperatura e trupit tuaj mund të rritet dhe t’jua shqetësojë gjumin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake
A e dini pse dritat në aeroplan zbehen? Nuk është ajo që keni menduar
A ekziston me të vërtetë magjia e zezë apo 'sehiret' - si mund të shpëtojmë prej tyre?
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Arsyet se përse nuk ju leverdis të adoptoni një qen
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend