LAJMI I FUNDIT:

Real Madrid gati të zyrtarizoj rinovimin me yllin e skuadrës

Real Madrid gati të zyrtarizoj rinovimin me yllin e skuadrës

Real Madrid ka rënë dakord për rinovimin e kontratës me  Vinicius Junior prej disa kohësh, por ka pasur shqetësime në rritje tek tifozët e klubit gjatë javëve të fundit nëse një marrëveshje e tillë me të vërtetë është arritur.

Kontrata aktuale e 23-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni, por largimi i tij si lojtar i lirë verën e ardhshme është përjashtuar. Vinicius do të mbetet lojtar i Real Madridit dhe më në fund ka pasur lëvizje në kampin madrilen sa i përket kësaj çështje.


Sipas ekspertit Fabrizio Romano, Real Madrid kishte planifikuar që njoftimin zyrtar ta publikoj javën e kaluar, por Florentino Perez u infekuta me virusin COVID-19, gjë që bëri që ceremonia e planifikuar të shtyhej. Megjithatë, ajo do të ndodhë në javët në vijim.

Vinicius do të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë me Real Madridin, me klauzolën e lirimit që do të rritet në 1 miliard euro. Kjo do të thotë se nuk ka vend për t’u shqetësuar rreth largimit të tij nga klubi për shumë e shumë vite, gjë që do të jetë një kënaqësi për madrilenët anembanë globit.

Real Madridi e bën prioritet transferimin e Malick Thiaw
Lexo po ashtu Real Madridi e bën prioritet transferimin e Malick Thiaw

Kujtojmë se Vinicius u transferua në Spanjë në vitin 2018 pas një aventure me Flamengon, për shumën e 45 milionë eurove./Telegrafi/