LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi e bën prioritet transferimin e Malick Thiaw

Real Madridi e bën prioritet transferimin e Malick Thiaw

Real Madridi është në kërkim të një mbrojtësi për pjesën tjetër të sezonit dhe ata duan të përforcohen në janar.

Lëndimet e shumta kanë bërë që Los Blancos të futen në garë për transferimin e një qendërmbrojtësi të ri.


Ylli i ri gjerman i Milanit, Malic Thiaw i prinë listës së dëshirave të Real Madridit për tu transferuar në Santiago Bernabeu.

22-vjeçari ka fituar një vend në formacionin startues të AC Milan dhe po shkëlqen këtë edicion në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti e pëlqen shumë talentin gjerman dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij në Santiago Bernabeu.

Thiaw ka kontratë afatgjate me Milanin deri në verën e vitit 2027, pasi Rossonerët e kanë transferuar atë vetëm një vit më parë nga Schalke 04.

Real Madrid në kërkim të një mbrojtësi të ri – Krijohet lista prej katër kandidatëve potencial
Lexo po ashtu Real Madrid në kërkim të një mbrojtësi të ri – Krijohet lista prej katër kandidatëve potencial

Por sipas Calciomercatos, një ofertë mbi 30 milionë euro mund të bëj që Milani të lejoj largimin e tij drejt La Ligas. /Telegrafi/