LAJMI I FUNDIT:

Mirlind Daku mbanë premtimin, takohet me bashkëshorten e Agim Ramadanit dhe i dhuron fanellën e Kombëtares

Mirlind Daku mbanë premtimin, takohet me bashkëshorten e Agim Ramadanit dhe i dhuron fanellën e Kombëtares

Mirlind Daku ka pasur një vizitor shumë të veçantë në grumbullimin me Kombëtaren e Shqipërisë.

Sulmuesin gjilanas e ka vizituar bashkëshortja e komandantit legjendar të UÇK-së, Agim Ramadanit.


Daku kishte shënuar gol ndaj Polonisë dhe kishte zhveshur fanellën ku në shpinë ka tatuazhin e kufirit të thyer nga komandanti legjendar Agim Ramadani.

Iu pengon një hero i Kosovës, mediat serbe me kërkesë absurde ndaj UEFA-s që ta dënojnë Mirlind Dakun
Lexo po ashtu Iu pengon një hero i Kosovës, mediat serbe me kërkesë absurde ndaj UEFA-s që ta dënojnë Mirlind Dakun

Në një lidhje direkte mes Dakut dhe Shukrije Ramadanit, sulmuesi gjilanas e kishte ftuar atë që ta vizitonte.

Tani ajo e ka vizituar ku ka marrë dhuratë një fanellë dhe ështëtakuar edhe me futbollistët tjerë të Shqipërisë.

Festa e golit të Mirlind Dakut dhe tatuazhi i kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani - Katana
Lexo po ashtu Festa e golit të Mirlind Dakut dhe tatuazhi i kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani - Katana

“Takim i këndshëm me Mirlind Dakun, dhe sportistët që na bëjnë krenarë ! Në kombëtare nuk ka kufinj ,aty kemi Shqipërinë etnike! Ju lumtë djema,ju priftë e mbara e suksesi”, ka shkruar Shukrije Ramadani në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/