LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë Turqia merr komandën e KFOR-it, a mund të ndryshojë menaxhimi i situatës në veri?

Për herë të parë Turqia merr komandën e KFOR-it, a mund të ndryshojë menaxhimi i situatës në veri?

Turqia ka marrë komandën e trupave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Gjeneralmajor Ozkan Ulutash e ka marrë të martën detyrën e komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, nga komandanti i deritanishëm italian, gjeneral-major Angelo Michele Ristuccia.

Kjo është hera e parë që KFOR-i do të udhëhiqet nga një komandant turk e ky lajm po vlerësohet si pozitiv për shkak të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, në një prononcim për Telegrafin tha se Turqia ka më shumë eksperiencë nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s sa i përket ballafaqimit me terroristët dhe grupet kriminale.


Turqia udhëheq komandën e KFOR-it, gjenerali Ulutas merr detyrën
Lexo po ashtu Turqia udhëheq komandën e KFOR-it, gjenerali Ulutas merr detyrën

“Ndërrimi i komandës së KFOR-it është diçka e zakonshme pasi bëhet çdo vit, por për herë të parë Turqia e merr drejtimin e forcave ndërkombëtare ushtarake në Kosovë. Kjo është një gjë e mirë pasi për shkak të të gjitha tensioneve dhe sulmeve terroriste që po ndodhin në Kosovë si dhe përgatitjes për konflikt të mundshëm në pjesën veriore, mendoj se Turqia ka eksperiencë më të madhe se Italia apo ndonjë vend tjetër i NATO-s sa i përket ballafaqimit me terroristët dhe grupet kriminale”, u shpreh ai.

Kastrati beson se me ardhjen e forcave shtesë nga Turqia do të menaxhohet më mirë situata në veri.

“Me ardhjen e trupave shtesë nga Turqia që i përkasin njësiteve komando që kanë qenë në Siri, do të menaxhohet më mirë situata në veri dhe të parandalohet hyrja e armatimeve dhe njerëzve që vijnë me qëllim për të kryer akte terroriste duke e destabilizuar atë pjesë dhe duke e futur në konflikt”.

Ai tutje tha se KFOR-i çdo herë ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në situatën e sigurisë në Kosovë si reagues i tretë, pasi reagues i parë sipas Kushtetutës është Policia e Kosovës. Megjithatë, tha se në rastet e tensioneve në veri kur janë lënduar edhe pjesëtarë të KFOR-it, ky i fundit është dashur të reagojë më ashpër.

“Në rastin konkret kur është sulmuar me mjete terroriste në veri mendoj se ka qenë shumë i butë, është dashur të reagojë më ashpër sepse me terroristë nuk mund të komunikosh ndryshe vetëm me gjuhën e armëve”.

Kush është Ozkan Ulutas, komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë?
Lexo po ashtu Kush është Ozkan Ulutas, komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë?

Kastrati komentoi edhe deklaratën e admiralit amerikan, Stuart B. Munsch, se KFOR-i ka trefishuar numrin e patrullave në kufirin Kosovë-Serbi.

Ish-komandanti i FSK-së tha se ky është lajm i mirë pasi ajo zonë duhet të kontrollohet më shumë, marrë parasysh edhe zhvillimet e fundit.

“Por, më vjen mirë që është trefishuar numri i patrullimeve në kufi pasi ajo pjesë duhet të kontrollohet më shumë për shkak se andej lëvizin grupet kriminale që merren me kontrabandë”, përfundoi Kastrati.

Por, ndryshe mendon njohësi i çështjeve të sigurisë, Fatmir Çollaku.

“Ndërrimi i komandantëve të KFOR-it është çështje e karakterit procedural teknik, përkatësia nacionale nuk ka shumë ndikim”, tha ai për Telegrafin.

Sa i përket menaxhimit të situatës në veri nga KFOR-i gjatë zhvillimeve të fundit atje, Çollaku tha se “është bërë punë relativisht e mirë”.

“Llogaritet që me aksionin e KFOR-it janë shpëtuar disa jetëra njerëzish duke parandaluar eskalimin e mëtejmë të situatës në veri”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori