LAJMI I FUNDIT:

Përmirësohet ndjeshëm statistika e jetëgjatësisë në Shqipëri pas rënies që pësoi në kohën e pandemisë

Përmirësohet ndjeshëm statistika e jetëgjatësisë në Shqipëri pas rënies që pësoi në kohën e pandemisë

Jetëgjatësia u rikthye me ritme më të larta se para pandemisë, si për burrat dhe për gratë gjatë vitit të kaluar në Shqipëri, raportoi INSTAT.

Më 2022, gratë në vendin tonë jetuan mesatarisht 80.9 vite, kurse burrat 77.3 vite.

Gratë jetuan 2.2 vite më shumë se në vitin 2021 dhe burrat 2.9 vite më shumë, duke kaluar edhe nivelet para pandemisë.


Jetëgjatësia shënoi rritje të shpejtë, nga efekti numerik që krijoi pandemia Covid-19 me mortalitet të lartë në vitet 2020 dhe 2021 sidomos tek burrat.

Për gjithë vitin 2021, në vend u shënuan gjithsej rreth 30.6 mijë humbje jete, duke regjistruar nivelin më të lartë rekord të arritur ndonjëherë në historinë e vendit.

Në krahasim me mesataren e 2016-2019, kur ishte një periudhë normale, vdekjet në vitin 2021 janë rritur me 40%.

Mosha mediane (që ndan popullsinë në dy gjysma të barabarta) për burrat, në vitin 2022 është 38,1 vjeç, ndërsa për gratë, 39,7 vite.

Mosha mediane më e lartë te gratë shpjegohet me jetëgjatësinë më të lartë të tyre. Në vitin 2022 gratë jetojnë 3,6 vite më shumë se burrat.

Jetëgjatësia është përmirësuar ndjeshëm që nga mesi i shekullit të kaluar deri më tani.

Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarisht vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2022, jetëgjatësia u rrit me 45%.

Të dhënat historike mbi jetëgjatësinë në 70 vitet e fundit, tregojnë nëse përmirësimi më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%.

Nga 54.4 vjeç, më 1950 jetëgjatësia mesatare në vitin 1970 arriti në 72.3 vite.

Që nga ajo kohë, treguesi i jetëgjatësisë në vendin tonë është rritur me ritme të ulëta.

Popullsia në Shqipëri ka ndryshuar gjatë 30 viteve të fundit.

Kjo vjen, veçanërisht, për shkak të ndryshimeve në sistemin ekonomik, duke kaluar nga ekonomia e centralizuar në një sistem të tregut të hapur i cili ka dhënë efektin e tij në lindje, vdekje, migracion, dhe sigurisht ka një ndikim në të ardhmen e popullsisë shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori