Një shpërthim i fortë ndërpreu raportimin e gazetarit të BBC-s në Gaza i cili ishte në transmetim të drejtpërdrejtë.
Gazetari Rushdi Abu Alouf po fliste me prezantuesen në studio Maryam Moshiri, duke i thënë se krisma dukej “shumë afër”, transmeton Telegrafi.
Në bazë të asaj që shihet, Abu Alouf u shtang për pak sekonda, derisa ktheu kokën pas për të parë se çfarë po ndodhte. Ai mbeti i habitur për pak çaste, derisa po përpiqej të fliste me kolegen e tij në studio.
Krisma ishte shumë e fuqishme.
Izraeli ka bombarduar me vazhdimësi Rripin e Gazës në shenjë hakmarrjeje ndaj grupit militant Hamas, i cili nisi një sulm me raketa drejt Tel Avivit mëngjesin e së shtunës.
Deri më tani janë vrarë 700 persona në Izrael, sipas raportimeve derisa 413 palestinezë janë vrarë në Gaza. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251