LAJMI I FUNDIT:

Ministri Çeku jep lajmin e madh për FC Prishtinën, mbi gjysmë milionë investim në Bërnicë

Ministri Çeku jep lajmin e madh për FC Prishtinën, mbi gjysmë milionë investim në Bërnicë

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, ka dhënë sot lajmin se FC Prishtinës do t’i kompletohet stadiumi ndihmës në Bërrnicë.  

Klubit më të madh në vend iu nda një parcelë para disa vitesh, por aty aktualisht ekziston vetëm fushë, pa infrastrukturë përcjellëse.

Tashmë një e tillë do të ndërtohet pasi janë ndarë mbi 500 mijë euro për t’i mbyllur punimet.


“Lajm i mirë për sportistët dhe futbolldashësit e Prishtinës. Po vazhdojmë me sukses zbatimin e planit 5 vjeçar të infrastrukturës së futbollit”.

“Kemi nënshkruar kontratën me vlerë prej 545 mijë euro me operatorin ekonomik, për fillim të punimeve në realizimin e stadiumit ndihmës në Bërnicë.  Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.  /Telegrafi/