LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Pushteti nuk i ka numrat për të votuar marrëveshjet e thjeshta

Gashi: Pushteti nuk i ka numrat për të votuar marrëveshjet e thjeshta
Foto: Arkiv

Pas refuzimit të përgjigjeve parlamentare në seancën e Kuvendit të Kosovës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për shkak të mos votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi në konferencë për gazetarë ka deklaruar se problemi sot në Kosovë është arroganca e kryeministrit të qeverisë së Kosovës.

“Problemi sot në Kosovë është arroganca e kryeministrit,  mungesa e numrit të votave të qeverisë,  jo mungesa e votave të opozitës”  tha Gashi shef  GP të LDK-së, meqenëse, shtoi ai, qeveria nuk u përgjigjet pyetjeve nga opozita për shkak se, sikundër ka deklaruar kryeministri Kurti, opozita nuk i voton marrëveshjet ndërkombëtare. “Kjo është qeveri e arrogancës”, deklaroi Gashi, raporto RTKlive.

Gashi ka thënë se kundërshtimi i kryeministrit Albin Kurti të përgjigjet ndaj pyetjeve të opozitës është shkelje e Kushtetutës dhe shantazh.


“Sot për herë të parë në parlamentarizmin e Kosovës, refuzon të përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe shantazh. Ky tentim për detyrim ndaj deputetëve është i papranueshëm. Po hyjnë në një sistem të paraparë. Sjellja e sotme është ogur i keq për demokracinë tonë. Është nivel i ri të demokracisë dhe me sjelljen e arrogancës e kryeministrit ne e lëshuam seancën. Dje kam thënë se vendi është në krizë. Pushteti nuk i ka numrat për të votuar marrëveshjet e thjeshta, nuk është problemi të opozita por të pushteti. Cila është zgjidhja. Qeveria t’i bëjë numrat, a zgjerohet koalicioni apo i kërkon deputetët që të kthehen, nuk na intereson. Kjo çështje i takon kryeministrit Albin Kurti”, u shpreh ai. /RTK/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje

Katër të lënduar në aksidentin mes katër automjeteve në rrugën Veternik-Bresje

Kronika e Zezë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Lajme
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Lajme
Kalo në kategori