LAJMI I FUNDIT:

Cakolli: Refuzimi për t’u përgjigjur në pyetje parlamentare është papërgjegjësi dhe shkelje e standardeve për qeverisje të mirë

Cakolli: Refuzimi për t’u përgjigjur në pyetje parlamentare është papërgjegjësi dhe shkelje e standardeve për qeverisje të mirë
Eugen Cakolli, KDI

Kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe ministrat e Qeverisë sot kanë refuzuar që të ju përgjigjen pyetjeve parlamentare të deputetëve të cilët nuk i kanë votuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Ndaj këtij veprimi ka reaguar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës i cili ka thënë se kjo është papërgjegjësi dhe shkelje e standardeve për qeverisje të mirë.

Nuk i votuan marrëveshjet ndërkombëtare, Kurti-opozitës: Nuk u përgjigjem pyetjeve parlamentare
Lexo po ashtu Nuk i votuan marrëveshjet ndërkombëtare, Kurti-opozitës: Nuk u përgjigjem pyetjeve parlamentare

Cakolli përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kryeministri e ka obligim kushtetues e ligjor t’i përgjigjet dhe t’i japë llogari Kuvendit.


“Pyetjet parlamentare janë instrumenti më i zakonshëm i mbikëqyrjes parlamentare ndaj punës së qeverisë. Kryeministri e ka obligim kushtetues e ligjor t’i përgjigjet dhe t’i japë llogari Kuvendit, pavarësisht zhvillimeve tjera. Sepse Kuvendi e ka zgjedhur Qeverinë.

Caktimi i një seance vetëm për pyetje parlamentare, e pastaj refuzimi për t’u përgjigjur në pyetje parlamentare përbëjnë minimalisht papërgjegjësi dhe shkelje të standardeve për qeverisjes së mirë”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se nuk do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve opozitarë të cilët nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Kalo në kategori