LAJMI I FUNDIT:

Studentja 21-vjeçe ia preku dorën pjesëtarit të sigurimit në aeroportin e Dubait, përfundon në burg

Studentja 21-vjeçe ia preku dorën pjesëtarit të sigurimit në aeroportin e Dubait, përfundon në burg

Një studente nga New York-u u dënua me një vit burg, pasi preku një punonjës në aeroportin e Dubait.

Elizabeth Polanco de los Santos (21), u dënua me një vit burg për sulmin dhe ofendimin e personelit të aeroportit në Dubai.


Santos dyshohet se preku butësisht dorën e pjesëtarit të sigurisë, transmeton Telegrafi.

Kjo studente në korrik së bashku me një mikeshë gjatë udhëtimit nga Stambolli në New York ishte ndalur në Dubai, ku edhe kishte ndodhur incidenti, shkruan Business Insider.

“Elizabeth planifikonte të qëndronte në Dubai vetëm gjashtë orë, por atje është prej muajsh dhe ka humbur 50 mijë dollarë në shpenzime të ndryshme”, ka thënë Rada Sterling, themeluesja e Detained in Dubai, organizatë që ofron ndihmë juridike për të huajt në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“I është thënë se është dënuar me 1 vit burgim, por nëse gjithçka shkon mirë, do të jetë atje derisa të sigurojë biletën për t’u largua nga atje”, shtoi Sterling.

Me kërkesë të punonjësve të aeroportit, Elizabeth hoqi mantelin mjekësor, ku më pas i kërkoi stafit ta ndihmonte për ta veshur sërish, gjë që ata refuzuan dhe bllokuan daljen e saj.

Në ato momente, studentja preku butësisht dorën e njëri prej rojeve për t’i kërkuar t’ia thirrin mikeshën. Pas kësaj, asaj i thanë se po arrestohet sepse “ia kishte prekur dorën punonjësit të doganës”.

Edhe pse Santos ndoshta nuk do të duhej t’i kalojë një vit prapa grilave, por në paraburgim derisa të konfirmohej leja për largim nga vendi. /Telegrafi/