Partitë opozitare: Talat Xhaferi, BDI dhe ASH po e shpëtojnë Ljubomir Joveskin nga interpelanca
![Partitë opozitare: Talat Xhaferi, BDI dhe ASH po e shpëtojnë Ljubomir Joveskin nga interpelanca](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/10/zendeli-safije-sadiku-e1696423948574-780x439.jpg)
Partitë opozitare shqiptare në Maqedoni, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike, e kanë akuzuar kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin, BDI-në dhe ASH-në se e shpëtojnë kryeprokurorin Ljubomir Joveski nga interpelanca.
Ata thonë se sipas Rregullores së Kuvendit të RMV-së, më saktë nenit 47 të saj, kryetari i Kuvendit është i detyruar që në afat prej 15 ditësh që nga dorëzimi i interpelancës, ta vendosë atë në rend dite në seancën e parë të ardhshme plenare.
“Megjithatë, ja u bënë 15 ditë dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk ka ftuar seancë plenare për këtë interpelancë. Kjo na bën të dyshojmë se ka diçka mes tij dhe Lubomir Joveski, e që mund të ketë lidhje me ndonjë aferë korruptive, që kryetari i Kuvendit e mbron Kryeprokurorin edhe duke e shkelur Rregulloren e Kuvendit të RMV-së. Se me çfarë e mban të kapur Prokurori i Përgjithshëm kryetarin e Kuvendit ose dikë nga partia e tij, këtë duhet ta shpjegojnë ata, por se Xhaferi po e mbron Lubomir Joveskin, që në opinion shihet si fajtori kryesor për devijimin e procesit gjyqësor të spitalit modular në Tetovë, për këtë nuk më ka asnjë dyshim. Nëse ai nuk e fut në rend dite këtë interpelancë dhe as nuk deklarohet se pse e shkelë Rregulloren e Kuvendit, duke i bërë kështu shërbim Lubomir Joveskit, ne kemi të drejtë të dyshojmë se krimbi i shtetit të kapur është më i thellë se deri te Prokuroria e Përgjithshme. Kambana troket edhe te kreu i Kuvendit”.
“E kur jemi këtu nuk mund të mos theksojmë se, për fat të keq, as deputetët e Aleancës për Shqiptarët, si edhe ata të BDI-së, nuk u prononcuan për këtë interpelancë, madje edhe pas thirrjes sonë publike për të na mbështetur. Kjo përveç që i vë në bankën e fajtorëve, sepse po e mbrojnë një funksionar që ka frikë të përballet me deputetët që e kanë votuar, edhe kur emri i tij lakohet për abuzim me detyrën, këta deputetë lënë shumë hapësirë për dyshim se edhe ata ose krerët e partive të tyre janë të kapur në sirtarët e Joveskit. Çfarë i pengon deputetët e BDI-së dhe të ASH-së që të japin mbështetje për interpelancën ndaj Prokurorit Publik nëse në anën tjetër janë 14 viktima të djegura në zjarr dhe asnjë fajtor nuk është në burg? Me kë janë ata, me viktimat e djegura apo me Kryeprokurorin?”, thanë deputetët e partive opozitare shqiptare.
Ata shtuan se do të vazhdojnë ta bëjnë betejën me të gjitha mjetet demokratike, ndërsa që sot e tutje opinioni duhet ta dijë saktë dhe drejt se argatë të Lubomir Joveskit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë Talat Xhaferi bashkë me deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe deputetët e Aleancës për Shqiptarët./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Veton-Elshani-vendi-ku-ishte-grupi-terrorist-serb-ne-Manastirin-e-Banjskes-se-Zvecanit-veri-foto-Ridvan-Slivova-69-e1699296486847-1-380x233.jpg)
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
![Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Lukas-Mandl-380x233.jpg)
Mandl: Shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës
![Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Konference-Hekuran-Murati-foto-Ridvan-Slivova-6-380x233.jpg)
Murati: Nga 1 korriku nis subvencionimi i policës kufitare për mërgatën
![BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Peter-Stano-380x233.png)
BE shpreh keqardhje për ndalimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, por nuk e dënon aktin e Qeverisë serbe
![Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/96121719569790-380x233.jpg)
Policia largon një flamur serb me mbishkrimin Rusia si dhe ua largon bluzat provokuese serbëve në Gazimestan
![Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/34870-milos-vucevic-gradonacelnik-novog-sada03-380x233.jpg)
Kryeministri serb, Vuçeviq: Shpërfillja, përgjigja më e mirë për organizatorët e “Mirëdita, dobar dan”
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_28-13-380x233.png)
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president
![Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_18-24-380x233.png)
Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?
![Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Veton-Elshani-vendi-ku-ishte-grupi-terrorist-serb-ne-Manastirin-e-Banjskes-se-Zvecanit-veri-foto-Ridvan-Slivova-69-e1699296486847-1-380x233.jpg)
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
![Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/chris-langan-missouri.jpeg)
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
![Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gjyqtaret-2-380x233.jpg)
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024
![Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/nagelsmann-gjermani-380x233.jpg)
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës