LAJMI I FUNDIT:

Eurodeputeti Mandl: T’i bëhet e qartë regjimit të Vuçiqit se njerëzit në Kosovë s’mund të provokohen

Eurodeputeti Mandl: T’i bëhet e qartë regjimit të Vuçiqit se njerëzit në Kosovë s’mund të provokohen

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, gjatë diskutimit për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka thënë se komisioni nuk duhet t’i kthehet punës së vetë të përditshme, sikur çdo gjë është në rregull.

Ai tha se duhet bërë të qartë regjimit të Vuçiqit dhe të gjithë të tjerëve në atë anë, se njerëzit në Kosovë s’mund të provohen e duhet të ketë depershkallëzim.

“Pas ngjarjeve të fundit njerëzit në Kosovë janë të frikësuar. Kujtimi i luftës dhe mizorisë është i pranishëm. Me udhëheqësit serbë, KE nuk duhet t’i kthehet punës si zakonisht. Liderët e Kosovës mund të mos lejojnë të provokohen. Përshkallëzimi, çfarë dëshiron Vuçiq”, tha Mandl.


Tutje ai ka hedhur kritika, ndaj përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell anëtarët e tjerë të Komisionit, që nuk kanë marrë pjesë në seancë në Parlamentin Evropian.

“Komisioni ka dështuar me politikën e vetë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Mandl.

Ndërsa eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, tha se Lajçak duhet të reflektojë ose të japë dorëheqjen.

Sipas tij, BE-ja duhet të ngrijë fondet për Serbinë derisa të ketë një hetim ndërkombëtar për sulmet ndaj Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Për të nëntën herë ik nga burgu Faton Hajrizi

Lajme
U arratis nga burgu, Policia e shpall person në kërkim Faton Hajrizin

U arratis nga burgu, Policia e shpall person në kërkim Faton Hajrizin

Drejtësi

"Ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë është i pamundur", ​Hasani: Kushtet e Kurtit në dialog janë për përdorim të brendshëm

Lajme
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave për vjedhje

Kronika e Zezë
Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Çanak: Serbia s’ka marrë mësim nga sulmi në Banjskë, grupe terroriste serbe mund ta sulmojnë sërish Kosovën

Lajme
Borut Pahor, Brukselit: Mendoj se mund të jem një 'ndryshues i lojës' në dialogun Kosovë-Serbi

Borut Pahor, Brukselit: Mendoj se mund të jem një 'ndryshues i lojës' në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori