LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellet e vranësira të pakta kalimtare kryesisht në jug. Prezencë te mjegullinës përgjatë luginave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin verior dhe lugina era fiton shpejtësi 10-14 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.


Temperaturat parashikohen nga 9 në 32 gradë Celsius. /Telegrafi/