LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit më jetëgjatë jetojnë në Japoni: Ky është një ushtrim treminutësh që ata bëjnë çdo ditë

Njerëzit më jetëgjatë jetojnë në Japoni: Ky është një ushtrim treminutësh që ata bëjnë çdo ditë

Sekreti i jetëgjatësisë: Pa vrapim, pa pesha, mjafton një lëvizje e thjeshtë

Të ushqyerit, marrëdhëniet e shëndetshme dhe qëndrimi pozitiv janë elemente që kontribuojnë në jetëgjatësinë, por eliksiri për një jetë të gjatë dhe të lumtur nuk është i plotë pa aktivitet fizik. Dhe duket se është zbuluar nga japonezët.

Héctor García dhe Francesc Miralles, autorë të librit Ikigai, thonë se sekreti japonez për një jetë të gjatë dhe të lumtur u diskutua me më shumë se 100 veta nga njerëzit më të vjetër që jetojnë në Okinawa, në të ashtuquajturën zonë blu, zona me përqendrimin më të lartë të njëqindvjeçarëve në botë, transmeton Telegrafi.


Ushtrimi me radio

Përveç jogës dhe tai chi-t, autorët dolën në përfundimin nga intervistat me banorët vendas se shumica e japonezëve praktikojnë radio taiso, një ushtrim popullor në Japoni për dekada, në baza ditore.

Rajio taisō përkthehet në “ushtrime me radio” dhe aktiviteti mori emrin e tij, sepse udhëzimet e ushtrimeve u transmetuan nëpërmjet radios.

Nga viti 1929 e deri më sot, udhëzimet për kryerjen e këtij aktiviteti fizik janë transmetuar çdo ditë në orën 06:30 në një nga radiostacionet më të vjetra të Japonisë, NHK Radio 1.

Ky është një aktivitet fizik me intensitet të ulët dhe mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të nisur ditën tuaj. Mjafton të lini mënjanë 3-5 minuta.

“Një nga ushtrimet më të famshme në radio taiso konsiston thjesht në ngritjen e krahëve mbi kokë dhe më pas uljen e tyre në një lëvizje rrethore.

Shkallët mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë!
Lexo po ashtu Shkallët mund t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë!

“Mund të duket themelore, por në jetën tonë moderne mund të kalojmë ditë pa i ngritur duart mbi veshët tanë”, kanë shkruar autorët e librit.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori