LAJMI I FUNDIT:

Receta për humus me ujë: Lyerje e shijshme për mëngjes

Receta për humus me ujë: Lyerje e shijshme për mëngjes

Edhe pse zakonisht në humus i shtohet vaj ulliri, ky version përgatitet me ujë, që nuk e humb aspak shijen

Me shtimin e ullinjve ose kastravecëve turshi, mund të bëni një sandviç të shijshëm që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:


▪ 200 gr qiqra të ziera (të konservuara)
▪ 4 lugë tahini
▪ 1 lugë çaji kripë
▪ 1/2 lugë çaji piper
▪ lëng nga 2 limona të vegjël
▪ 1 lugë gjelle qiqra të thata
▪ 1 lugë gjelle hudhër pluhur
▪ piper i kuq

Përgatitja:

Hidhni në blender qiqrat e ziera, tahinin, kripën, piperin, hudhrën dhe lëngun e limonit dhe të gjitha grimi mirë.

Nëse humusi është shumë i trashë, shtoni ujë nga konserva e qiqrave. Masën duhet ta përzieni për disa minuta, sepse kështu do të merrni një masë të lëmuar dhe të njëtrajtshme.

Vendoseni humusin e përgatitur në një enë për shërbim dhe pjesën tjetër në një kavanoz që do ta ruani në frigorifer.

E spërkatni humusin me pak piper pikant dhe e shërbeni.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/