LAJMI I FUNDIT:

Gullash Segedini: Gjellë e njohur, për të cilin e gjithë Hungaria është krenare!

Gullash Segedini: Gjellë e njohur, për të cilin e gjithë Hungaria është krenare!

Ushqimi tradicional për të cilin hungarezët janë shumë krenarë dhe që është e para në listën e atyre të cilët e gatuajnë për mysafirët e tyre të vendeve të ndryshme

Fatkeqësisht, shumica e mbajnë në mend vetëm si ushqim të cilin në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar e kanë ngrënë nga konserva, mirëpo gullashi hungarez, pikërisht është specialitet kulmor!

Përbërësit:


▪ një pulë prej 1.2 kg
▪ 500 g domate
▪ 2 karota
▪ 350 g qepë
▪ 200 g patate
▪ vaj
▪ kripë
▪ piper i kuq, kopër, kumin, piper i bluar i zi

Përgatitja:

Qepen e grirë fërgojeni në vaj të nxehur dhe shtoni karotat e prera në rrathë. Pastaj përzieni dy lugë piper të kuq dhe copëzat e mishit të pulës dhe fërgoni.

Qitni krip dhe piper sipas shijes dhe qitni një litër ujë. Lëreni që të marinohet në zjarr të ulët rreth gjysmë ore.

Pastaj shtoni pataten e grirë imët, domaten e grirë dhe pak kumin.

Lëreni të zihet edhe rreth njëzet minuta, kur edhe gullashi bëhet i gatshëm për ta servuar.

Ju bëftë  mirë, – transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Omlet me vezë bio REA-s: Filloni javën mbarë, plot proteina

Omlet me vezë bio REA-s: Filloni javën mbarë, plot proteina

Receta vegjetariane
Picë me makarona

Picë me makarona

Lakror misri me hithra

Lakror misri me hithra

Hamburger me mish qengji

Hamburger me mish qengji

Bakllava e shpejtë

Bakllava e shpejtë

Recetë brilante për shpageta e Audrey Hepburnit

Recetë brilante për shpageta e Audrey Hepburnit

Kalo në kategori