LAJMI I FUNDIT:

Letra publike e Feros për Arbenita Ismajlin, i kërkon falje dhe rikthim

Letra publike e Feros për Arbenita Ismajlin, i kërkon falje dhe rikthim
Foto: Fero/Instagram

Reperi i njohur Fero, ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një letër publike, drejtuar bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli.

Teksa ka publikuar një fotografi të përbashkët të çiftit, Fero (i quajtur tani me emrin e ri Khattap), ka shkruar se pasi i është përkushtuar fesë dhe Zotit, ka vetëm dy gjëra që i mungojnë ajo dhe vajza.

Ai madje nuk ka nguruar që këtë shkrim ta paraqesë edhe si një thirrje të fundit për një mundësi tjetër, duke i kërkuar një rikthim.


Fero dhe Arbenita Ismajli (Foto: Norik Uka)

Ky është shkrimi i plotë i publikuar nga ish-reperi Feronit Shabani (pa ndërhyrje):

“Gruaja ime e dashur, kete mesazh ia dedikoj zemres sate. U be kohe e gjate qe kur marrdhenia jone pesoi ulje-ngritje. Zbraztesine qe me jep kjo gjendje jam perpjekur ta kaloj me optimizem qe nje dite komunikimi mes nesh do te permiresohet…

Eh sa merzitem kur nuk me flet dhe ne momentin qe me flet demonstron doza urrejtje?. Te kuptoj fare mire, ke arsye per tu sjelle ashtu.

Me beso qe sa here mendoj kush kam qene dhe cfare kam bere kundrejt teje, shqetesohem, merzitem teper.

Pertej te gjithave dua te te falenderoj thellesisht nga zemra qe u bere shkak per ndryshimin tim, kete ndryshim rrenjesor qe i dha kuptim dhe ngjyra jetes sime. Jam shume i vertete kur them qe ti je shkaku dhe arsyeja e ketij ndryshimi.

Pas gjithe atyre vuajtjeve shpirterore te maskuara me lumturi te rrejshme, pas atij depresioni te kamufluar buzeqeshje, une gjeta paqen shpirterore ne praktikimin e fese. Prehjen shpirterore per te cilen luftova vite e vite, e gjeta te kthimi kah Krijuesi im.

Do te jem falenderues deri ne frymemarrjen e fundit per gjithe ato qe te permenda e te tjera qe i di Ai larte, por te siguroj qe pas gjithe kesaj lumturie dhe qetesie shpirterore qe gjeta tek te jetuarit per Allah, jane vetem 2 gjera qe me mungojn thellesisht ne jeten time, me mungon ti dhe vajza jone. Te kerkoj falje me gjithe zemer.
Te kam treguar shume here qe jam penduar me shpirt dhe ndiej keqardhje per te kaluaren time por ti ende nuk beson. Per shkak te keqardhjes qe me shoqeron lidhur me te kaluaren time, dua ta bej publike kete kerkimfalje.

Ti ke bere shume, me ke dhene shum mundesi pas gjithe atyre gabimeve qe kam bere ne kohen kur nuk kam qene vetvetja, tani te kerkoj mundesine e fundit. Me kete mesazh nuk dua te them “rikthehu”, por lutem qe ti te rikthehesh”, ka shkruar Fero.

Fero përndryshe muaj më parë ka qenë i akuzuar publikisht nga Arbenita për dhunë në familje dhe çështja kishte shkuar deri edhe në gjykatë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Feronit Shabani (@ferofera)

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Paris Hilton pohon se nuk ka bërë kurrë ndërhyrje, sekreti

Paris Hilton pohon se nuk ka bërë kurrë ndërhyrje, sekreti "mos qëndroni në diell"

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Ryva Kajtazi humbi personin më të shtrenjtë

Ryva Kajtazi humbi personin më të shtrenjtë

Magazina
Kalo në kategori