LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Shpresoj që Kovaçevski të mos jetë turist në seancat e Qeverisë

Mickoski: Shpresoj që Kovaçevski të mos jetë turist në seancat e Qeverisë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot nga Gazi Baba ka komentuar ligjin e shpallur për amnisti, për të cilin kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se do të paraqesin amendament nëse edhe kjo zgjidhje ligjore mbulon personat e dënuar për rastin “Monstra”.

“Shpresoj që kryeministri Kovaçevski të mos jetë turist në seancën e Qeverisë dhe kur të vijnë projektligjet të marrë informacion të detajuar për përmbajtjen e atyre projektligjeve, e sidomos të ligjeve të tilla, do të thoja, shumë specifike dhe i lexon vetë. Nëse nuk e bën këtë, atëherë duhet të largohet sa më shpejt nga vendi që është aktualisht, sepse nuk është i denjë për atë vend. Ligji nuk është miratuar ende në Kuvend, po flasim për amendamentet që vijnë nga vetë Qeveria. Pra, shtrohet pyetja se çfarë po bënin, të gjithë në atë seancë të qeverisë kur po shqyrtohej ky ligj”, pyet Mickoski.

Mickoski shton se koha e kësaj qeverie të LSDM-së dhe të BDI-së ka ikur dhe vlerëson se sa më shpejt të largohen, aq më mirë do të jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës

Lajme
Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Feride Rushiti nominohet për Çmimin Nobel për Paqe 2025

Lajme
Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Edi Rama: I hapëm derën një familjeje të shpërngulur nga Gaza, një fëmijë kishte nevojë për mjekim

Lajme
“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

“Sonte ke rastin, nëse s’më beson…”, zbulohen mesazhet mes autorit të kamufluar si vajzë dhe viktimës Ramzan Mataj

Lajme
Kalo në kategori