Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin e njohur si “53 milionëshi”, ka filluar dëshminë, ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në cilësinë e dëshmitarit tha se bazuar në procedurat e vendimmarrjes së brendshme për mbylljen e projektit, e konsideron të drejtë vendimin për zgjidhjen e çështjes me “Bechtel-Enkan”.
“Po, bazuar në procedurat e vendimmarrjes së brendshme për mbylljen e projektit që ka qenë në tavolinë. Arsyeja është se projekti në fjalë, në gjendjen e atëhershme nuk mund të vazhdonte pa e definu konkluzionin për obligimin financiar”, tha Haradinaj, duke u përgjigjur në pyetjen e të akuzuarit Eset Berisha lidhur me atë se a konsideron se ka qenë vendimi i drejtë për zgjidhjen e çështjes me “Bechtel-Enkan”.
Ndërsa, i pyetur se a ndjehet i lajthitur apo mashtruar nga ministri Pal Lekaj, Haradinaj tha se Kryetari i Qeverisë merr vendime në bazë të ngritjes së çështjes nëpër etapat e veta, raporton Betimi për Drejtësi.
“E nderuar gjykatëse të nderuar gjykatës të trupit gjykues, kryetari i Qeverisë merr vendime në bazë të ngritjes së çështjes nëpër etapat e veta”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se vendimmarrjen e ka vetëm përfaqësuesi i vendimit, ministri ose zëvendësministri.
“Vendimmarrjen e ka vetëm përfaqësuesi i vendimit. Ministri ose i delegumi nga ministri në këtë rast zëvendësministri. Të drejtën e ndihmesës për ekspertizë vijnë zakonisht nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë, këshilltarët profesionistë ose ata të lidhur me temën që ka qenë në praktikë për me pas më shumë njerëz. Pra, të gjithë ata janë ata që kanë qenë në atë kohë”, shtoi ai.
Ndërsa, kur u pyet se a konsideron që ka pasur të gjitha materialet mbështetëse të nevojshme për marrjen e vendimit nga Qeveria për aprovimin e kërkesës së Bechtel-Enkas, kjo pyetje u kundërshtua nga prokurori Atdhe Dema.
Prokurori tha se kundërshtimi bazohet në mënyrën e parashtrimit të pyetjes, sepse dëshmitari nuk mund të pyetet se a konsideron se ka pranuar dokumente të mjaftueshme.
Po ashtu, Haradinaj tha se konfirmon që Qeveria e ka votuar obligimin financiar ndaj operatorit dhe se e mbështet të gjithë procesin e vendimmarrjes.
“Ju foli për praktikat e përpunimit, përgatitjes, për vendimmarrje dhe mënyrën e marrjes së vendimit, të gjitha aspektet e tjera i mbështetëse: transkriptën, dokumentacionin dhe të gjitha shkresat që ekzistojnë në lëndë se lënda ka kaluar në etapat e veta të arritjes së vendimmarrjes, pra i mbështes të gjitha. Nuk mundem me hy me spjegu kjo, ajo, numri, ajo. Por, të gjithë lëndën, të gjithë procesin për vendimmarrje e mbështes dhe e konfirmoj që Qeveria pra e ka votu obligimin financiar ndaj operatorit”, u shpreh ai.
I pyetur se a e ka pasur kontratën bazë, Haradinaj tha se në lëndën për vendimmarrje janë diskutuar këto gjëra, mirëpo që në këtë kohë e ka të pamundur ta ndihmojë gjykatën me një përgjigje.
“Me siguri se në lëndën për vendimmarrje janë diskutu këto, por unë e kam të pamundur me e ndihmu gjykatën. Këto detajet nuk i mbaj mend. Nëse ka shkresa që ka qenë kjo, është thënë ajo, i mbështes”, tha Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përplasën makinën e 49-vjeçarit dhe e qëlluan me armë zjarri, tre në kërkim në Kukës
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur
Komisioni Evropian fton Shkupin dhe Athinën t’i përmbahen marrëveshjes për ndryshimin e emrit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit