LAJMI I FUNDIT:

Xavi i përgjigjet akuzave ndaj Barcelonës për ryshfet

Xavi i përgjigjet akuzave ndaj Barcelonës për ryshfet

Xavi Hernandez ka refuzuar të komentojë mbi raportet se Barcelona është akuzuar për ryshfet nga prokurori publik spanjoll, i cili shpërtheu të enjten në mëngjes.

Lajmi vjen në lidhje me të ashtuquajturin rasti Negreira, pasi Barcelona i bëri pagesa ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve, Jose Maria Enriquez Negreira, për një periudhë 17-vjeçare, në shumën prej 7.5 milionë euro.

Xavi u pyet në mënyrë të parashikueshme për këtë në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, por tha se nuk kishte asgjë më shumë për të shtuar mbi atë që ka thënë më parë.


Barcelona ​​akuzohet për ryshfet nga gjyqtari i 'çështjes Negreira'
Lexo po ashtu Barcelona ​​akuzohet për ryshfet nga gjyqtari i 'çështjes Negreira'

“Nuk do t’i përgjigjem kësaj. Ju e dini tashmë mendimin tim. E dini çfarë, javën tjetër do të ketë një tjetër. Dhe në 15 ditë, një tjetër. Dhe në një muaj një tjetër. Ju tashmë e dini mendimin tim. Hidhini një sy arkivit të gazetës. Juve ju pëlqen kjo apo jo? Për mua, nuk ka pasur kurrë, kurrë ndjenjën se gjyqtarët na kanë ndihmuar”, ka thënë fillimisht Xavi.

Ai u pyet gjithashtu nëse kishte pasur kohë të reflektonte nëse ishte morale për Barcelonën që t’i paguante Enriquez Negreira aq shumë para gjatë asaj periudhe kohore, duke pasur parasysh pozicionin e tij.

“Unë nuk bëj reflektime të këtij lloji. Kam shumë pak kohë dhe më duhet për të parë se çfarë do të ndodhë me ekipin, çfarë ka ndodhur me ne në Mallorca, strategjia, Sevilla… Unë nuk reflektoj për këto çështje”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamja e tyre i thotë të gjitha: Shikoni reagimet e fëmijëve që dalin me lojtarët në fushën e ndeshjeve të Euro 2024

Pamja e tyre i thotë të gjitha: Shikoni reagimet e fëmijëve që dalin me lojtarët në fushën e ndeshjeve të Euro 2024

Përfaqësueset

"Një nga lojtarët më të rrezikshëm" - Toni Kroos tregon se cilit lojtar të Spanjës i frikësohen më shumë

Përfaqësueset
Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka

Lamine Yamal i jep përgjigje brutale Jens Lehmannit që tha se Spanja ka "ekip të ri dhe papërvojë"

Përfaqësueset
Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Rumunët lanë një mesazh për gjermanët pas eliminimit nga Euro 2024, kjo është gjendja në të cilën u larguan nga zhveshtorja

Përfaqësueset
Punoi gjashtë vite te Man City, ish-asistenti i Guardiolës suspendohet me një vit për shkak të basteve

Punoi gjashtë vite te Man City, ish-asistenti i Guardiolës suspendohet me një vit për shkak të basteve

Premier League
Euro 2024 një

Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët

Përfaqësueset
Kalo në kategori