LAJMI I FUNDIT:

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, “The Guardian”: Nëse Vuçiq zbulohet se ka qenë i përfshirë, kjo mund të ndryshojë qasjen e ndërkombëtarëve

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, “The Guardian”: Nëse Vuçiq zbulohet se ka qenë i përfshirë, kjo mund të ndryshojë qasjen e ndërkombëtarëve

Kosova ka akuzuar Serbinë se qëndron pas një grupi paraushtarak që i zuri pritë një patrulle policie, dhe u përlesh me forcat kosovare të dielën, shkruan The Guardian.

Autoritetet në Prishtinë shfaqën një sërë armatimesh moderne që ata thanë se grupi po përdorte, duke përfshirë dy vetura të blinduara të prodhimit serb dhe një granatëhedhës, së bashku me një dokument që supozohej se tregonte se granatahedhësi, i bërë nga kompania e armëve Zastava, ishte furnizuar nga ushtria serbe, transmeton Telegrafi.


Qeveria e Kosovës pohoi gjithashtu se lideri i grupit ishte një politikan i shquar serb i Kosovës besnik ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe se një nga tre luftëtarët paraushtarakë të vrarë të dielën ishte një ish-truproje e Aleksandar Vulin, shefit të inteligjencës serbe i sanksionuar nga SHBA në korrik për korrupsion.

“Ky grup erdhi nga Serbia, janë të trajnuar në Serbi, financuara nga ata dhe gjithashtu furnizuar nga ushtria dhe policia serbe”, tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla për The Guardian.

“Disa nga këto armë janë marr nga depot e ushtrisë dhe i janë dorëzuar terroristëve që erdhën në Kosovë nga Serbia”, shtoi ai.

Sveçla dhe ministria e tij shpërndan provat me ambasadat dhe agjencitë perëndimore.

“Ajo çfarë donin, ishte marrja e territorit të Kosovës dhe të hapin një kanal të ri komunikimi, rrugë të reja nga Serbia drejt Kosovës”, theksoi Sveçla duke shtuar se qëllimi i fundit ishte ndarja e vendit.

Në anën tjetër, qeveria e Serbisë ka mohuar përfshirjen te grupi i armatosur, por mbajti ditë zie për tre të vrarët.

Vuçiq ka tentuar të justifikojë veprimet e tyre duke pretenduar rrejshëm, në një takim me ambasadorin rus në Beograd, se qeveria e Kosovës po kryente spastrim etnik.

Kosova pretendon se grupi drejtohej nga Milan Radoiçiq, nënkryetari i partisë Lista Serbe e mbështetur nga Beogradi, e cila dominon politikën në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sveçla tha se shërbimi i inteligjencës së vendit të tij beson se Radoiçiq, i cili është sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, ishte plagosur dhe po shërohet në spitalin ushtarak në Beograd.

Pretendimi nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur. Radoiçiq nuk ka bërë një deklaratë publike, por ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, pretendoi se një video që pretendonte se tregonte Radoiçiqin në mesin e paraushtarakëve, ishte një “mashtrim”.

Përleshja ndodhi në një kohë kur bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve kanë ngecur, me Vuçiqin që u zotua se nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe qeveria e Kosovës si pasojë refuzon të krijojë një asociacion gjysmë autonom të komunave serbe.

Por, administrata Biden po heton përfshirjen e Beogradit në njësinë paraushtarake dhe po përpiqet të zbulojë misionin e saj.

Nëse Vuçiq zbulohet se ka qenë i përfshirë, kjo mund të ndryshojë qasjen e ndërmarrë nga SHBA dhe BE ndaj negociatave, të cilat janë kritikuar nga ligjvënësit në të dy anët e Atlantikut si të njëanshëm ndaj Beogradit. Kjo gjithashtu mund të çojë në sanksione ndaj Serbisë.

“Është gjithnjë e më e qartë se ka pasur një skenar për të provokuar një konflikt në mënyrë që ushtria serbe pastaj të hyjë për të mbrojtur popullin serb në veri dhe kështu të zbatojë ndarjen e Kosovës”, tha Sonja Biserko, presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

“Ky operacion, pavarësisht se kush është drejtpërdrejt përgjegjës për të në Beograd, ka kaluar një vijë të kuqe që perëndimi nuk mund ta tolerojë”, tha Biserko.

“Kjo situatë nuk është provokuar nga Kurti, siç komentojnë shumica në Beograd. Përkundrazi, ai tregoi pjekuri dhe policia e Kosovës tregoi profesionalizëm”, shtoi ajo.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dënoi sulmin ndaj policisë kosovare dhe tha: “Autorët e këtij krimi duhet të mbajnë përgjegjësi përmes një procesi hetimor transparent”.

“I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet”, shtoi Blinken. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Spiuni serb i arrestuar në Mitrovicë, ishte agjent rezident i BIA-s, filmoi fshehurazi KFOR-in e policinë – u zbulua nga AKI

Siguri
Në

Në "Debat Plus", publikohet audio-incizimi mes Bedri Shabanit dhe Bogolub Janiceviqit, përgjegjës për masakrën e Reçakut

Siguri
Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Dëshmia në Gjykatë: Si i kishin detyruar policët serbë shqiptarët që t’i varrosin civilët e vrarë gjatë luftës në Istog

Drejtësi
Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës tregon kush është Aleksandar Vlajiq me nofkën “snajper”, i arrestuar për spiunazh

Siguri
Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Ish-zv.ministri Gashi: Disa xhami në Prishtinë janë të financuara nga Serbia

Lajme
Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Rama nderon me mirënjohje humanistin Kastrati, për ndërtimin e 23 banesave në Lezhë

Lajme
Kalo në kategori