LAJMI I FUNDIT:

Lajçak dhe komandanti në ardhje i KFOR-it, flasin për situatën aktuale në Kosovë dhe dialogun

Lajçak dhe komandanti në ardhje i KFOR-it, flasin për situatën aktuale në Kosovë dhe dialogun

Pas situatës në veri të Kosovës, emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka takuar komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutas.

Këtë Lajçak e ka bërë të ditur në rrjetin social X  (ish-Twitter).

Ai tha se gjatë takimit me Ulutas është biseduar për situatën aktualë në Kosovë, si dhe dialogun.


Tutje theksoi se pret bashkëpunim të ngushtë më KFOR-in.

“Kënaqësi të mirëpres në zyrën time komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş. Kemi shkëmbyer mendime për situatën aktuale në Kosovë dhe për dialogun. Mezi presim vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer të gjatë me KFOR-in”, shkroi Lajçak.

Ditë më parë, Lajçak është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe me kryekëshiltarët diplomatikë nga Gjermania, Franca e Italia, Emmanuel Bonne, Jens Plötner dhe Francesco Talo.

Në këtë takim urgjent është biseduar për hapat e mëtutjeshëm të zbatimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.

”Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe të dërguarin e SHBA-së për dialog Gabriel Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”, ka shkruar Lajçak në platformën X./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Rama reagon pas dorëzimit të Salianjit

Rama reagon pas dorëzimit të Salianjit

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Detaje nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë - destinimi i mallit ishte tregu ndërkombëtar

Detaje nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë - destinimi i mallit ishte tregu ndërkombëtar

Lajme
Kalo në kategori