Ndonëse numri i infektimeve me COVID është dyfishuar, siç e konfirmon edhe së fundmi ISHP, interesi i qytetarëve për t’u vaksinuar Shqipëri është pothuajse i papërfillshëm.
Në një qendër shëndetësore numri i qytetarëve që paraqiten për të aplikuar vaksinën kundër COVID shkon 1-2 persona, kryesisht të moshuar.
Arjana Mulgeci, infermiere QSH.8 shprehet se numri i vaksinimeve mbetet shumë i ulët.
“Numri i vaksinimeve mbetet shumë i ulët edhe pse ka pasur rritje të infektimeve. Sëmundjet që po qarkullojnë së fundi si covid, viroza etj, ka filluar të vë pak në lëvizje qytetarët. Aktualisht paraqiten 1 deri në 2 qytetarë në ditë për vaksinim ndaj covid”, deklaron infermierja.
Qytetarët ndihen të frikësuar nga vala e re e infektimeve, por edhe të paqartë nëse duhet apo jo të aplikojnë vaksinën dy valente që disponojnë qendrat shëndetësore për nënvariantet e Omicronit BA.4 dhe BA.5 që kanë qenë në qarkullim më herët.
“Unë kam bërë tre doza që kur ishte vala e madhe e infektimeve. Tani nuk e di a do ta bëj apo jo dhe a duhet bërë. Po tha mjeku që duhet bërë , do ta bëjmë”, shprehet qytetari.
Por ka edhe nga ata qytetarë që kanë nxituar të bëjnë dozën e pestë nga shtimi i infeksioneve virale.
“Unë kam ardhur në qendër për të bërë dozën e pestë. Po e bëj për t’i paraprirë ndonjë sëmundje të mundshme nga COVID”, shprehet një tjetër qytetar.
ISHP i ka bërë thirrje për aplikim të vaksinës COVID tek grupet e riskut ndërsa pritet që Ministria e Shëndetësisë të dalë me udhëzime të reja për llojin e vaksinës së ardhshme./RTSH
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zjarr në departamentin e grave në Idrizovë, katër punonjëse kanë përfunduar në Toksikologji
Kandiq: Askush për sulmin në Banjskë nuk është arrestuar, pse po heshtet për këtë rast?
Dogana e Maqedonisë sekuestron 1.7 tonë medikamente të dëmshme për shëndetin e qytetarëve
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251