LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq takon përfaqësuesit e QUINT-it, thotë se është “një nga momentet më të vështira për Serbinë” – tregon se çfarë kërkoi prej tyre

Vuçiq takon përfaqësuesit e QUINT-it, thotë se është “një nga momentet më të vështira për Serbinë” – tregon se çfarë kërkoi prej tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot se ka takuar përfaqësuesit e QUINT-it.

Siç ka thënë presidenti serb, takimi ka ardhur “në një nga momentet më të vështira për Serbinë”, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.


Sipas asaj që ka shkruar ai në rrjetet sociale, ka kërkuar nga ata që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës dhe në vend të Policisë së Kosovës.

“Dëgjuam fjalë të zbrazëta nga Vuçiqi - radhën e ka BeH”: Mediumi serb me një analizë për ngjarjet në Kosovë dhe për përhapjen e mundshme të konfliktit në rajon
Lexo po ashtu “Dëgjuam fjalë të zbrazëta nga Vuçiqi - radhën e ka BeH”: Mediumi serb me një analizë për ngjarjet në Kosovë dhe për përhapjen e mundshme të konfliktit në rajon

“Përsërita qëndrimin e Serbisë për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe kërkova që KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë së (Albin) Kurtit. Gjithashtu pyeta se pse EULEX-i u refuzua nga policia e Kosovës për të marrë pjesë në operacionin që është realizuar në territorin e veriut të Kosovës”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Ndryshe, Vuçiqi u takua me ambasadorët e shteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.

Takimi vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, përkatësisht sulmit ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, nga ku mbeti një polic i vdekur dhe një tjetër i plagosur.

Jo shumë kohë më vonë, anëtarët e grupit që kryen një sulm terrorist, u strehuan në manastirin e Banjskës dhe në konflikt me organet e rendit nga Kosova janë vrarë katër sulmues dhe kanë mbetur disa të tjerë të plagosur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori