Ministria shqiptare e Financave dhe Ekonomisë organizoi Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE”.
Duke marrë fjalën në këtë event, kryeministri Edi Rama deklaroi se ka ardhur koha që të mendojmë jashtë kornizave.
“Dua t’ju kujtoj se ky proces ka nisur nën kujdesin e kancelares Merkel në 2014, kur për herë të parë në histori udhëheqësit nga i gjithë Ballkani Perëndimor u ulën së bashku rreth një tryeze për të folur për të ardhmen e vendeve të tyre. Ashtu siç u shpreh kancelarja Merkel kur ky proces u çel, është rritur një pemë e fortë dhe mjaft e shëndetshme. Tashmë po shohim të marrim frytet sepse pema është pjekur mjaftueshëm për të na dhënë frytet. Ka ardhur koha të mendojmë jashtë kornizave dhe është pikërisht kjo që po kërkojmë të bëjmë me këtë samit dhe kjo që po ndjej në biseda dhe komunikime me miqtë tanë të BE”. tha Rama.
Kryeministri shtoi se “gjërat kanë ndryshuar dhe ne shohim me mjaft interes se në BE ka një bindje shumë më të fortë dhe janë më syhapur për rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për BE”.
“Sot, BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në. Jemi këtu me ministra dhe zyrtarë të shquar nga vendet e BE për të diskutuar rreth temave më thelbësore të këtij procesi, që përfshin forcimin e ekonomive tona. Samiti do duhet të diskutojë për diçka krejt të re që 5 vjet më parë ishte e papërfytyrueshme, planin e ardhshëm të BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor, duke u hapur në disa mënyra që do të na sjellin më pranë BE-së, ndërkohë që sa i përket procesit të integrimit në bazë meritash çdo vend duhet të bëjë detyrat e veta. Integrimi me faza në tregun e përbashkët premton të na japë një ide të vyer, të paçmuar për rritjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor në 10 vitet në vijim. Është koha për të ecur së bashku përpara dhe për t’u siguruar që nga fjalët premtuese të kemi vepra premtuese”, tha Rama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj