LAJMI I FUNDIT:

Hoxha për ngjarjet në veri: Ishte një autogol i jashtëzakonshëm i Serbisë

Hoxha për ngjarjet në veri: Ishte një autogol i jashtëzakonshëm i Serbisë

Analisti Ylli Hoxha teksa ka komentuar tensionet në veri ka thënë se kur Kosova nuk di të veprojë, Serbia vepron për të duke shënuar autogol.

Në RTV Dukagjini, Hoxha ka thënë se ajo që sot u dëshmua është që policia e Kosovës ka kapacitete ta trajtojë një grup të tillë.

“Si rëndom kur ne nuk dimë të veprojmë, Serbia vepron për ne. Mendoj se sot ka qenë autogol i jashtëzakonshëm i Serbisë, e ka shënuar prej 60 metra një shut edhe ia ka dhënë vetës gol. Prej një pozite ku ishim ne pjesa e lojës e cila kundërshtohej nga Bashkësia Ndërkombëtare, dënohej, qortohej, sanksionohej, me sot janë sfiduar themelet e atij këndvështrimi dhe mendoj që ka dhënë një hapësirë të jashtëzakonshme për politikën e Kosovës”, tha ai.


Sipas tij, Serbia për ta destabilizuar veriun apo për ta rimarrë kontrollin duhet të ketë investim shumë më të madh ushtarak se kaq.

“Më lejoni të shpreh ngushëllime për familjen e policit Bunjaku. Sot çka u dëshmua është që policia e Kosovës ka kapacitet ta trajtojë një grup të tillë. Kjo i shkon përshtati Qeverisë Kurti në procesin e dialogut dhe në debatin që ka për masat”, shtoi më tej Hoxha.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori