LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: BE-ja po i kërkon Kurtit të implementojë atë për të cilën është zotuar, Asociacionin

Ramadani: BE-ja po i kërkon Kurtit të implementojë atë për të cilën është zotuar, Asociacionin

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara presin, si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia, që t’i zbatojnë të gjitha detyrimet dhe angazhimet e ndërmarra me Marrëveshjen e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve.

E në takimin e fundit të Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Bashkimi Evropian e ka vendosur në krye të procesit të dialogut atë për çka është zotuar shefi i ekzekutivit kosovar, implementimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.


Kështu po shihet nga njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani.

“Në propozimin e para disa ditës BE-ja thjesht e vendosi në krye të procesit e vendosi që të fillojë zbatimi i planit të marrëveshjes së Ohrit më fillimin e negociate për themelimin e Asociacionit. BE-ja po i kërkon zotit Kurit të implementojë atë për të cilën është zotuar, sepse është zotuar që të fillojë procedimi themelimi të Asociacionit”, ka thënë Ramadani, në RTV Dukagjini.

Ramadani, ka theksuar më tutje se BE-ja në dy pikat e Aneksit të Ohrit i ka eliminuar paqartësitë. Sipas tij, këto dy pika janë çështja për të pagjeturit dhe implementimi i Asociacionit.

“Sulmet mbi Lajçkun vijnë në një kohë kur Kurti po pretendon që ajo fare BE-ja ka propozuar në ditë e fundit për planin e sekuencimit është s’përputhje flagrante me marrëveshjen edhe aneksin Ohrit. Megjithatë kjo nuk është e vërtetë. Për shkak edhe nëse shihet në aneksin e Ohrit pika 4 edhe pse ka kuptimësi dhe ambivalencë këtë e kemi potencuar shpesh, megjithatë janë dy pika në të cilat BE-ja e ka eliminuar të gjithë paqartësitë”.

“Është tek çështje e të gjeturve ku thuhet se duhet të adresohet me urgjencë, pra shtohet fjala urgjencë që të eliminohen çfarëdo paqartësie. Që të adresohen çështja e të pagjeturve  dhe këtë e akne bërë. Marrëveshja e vetme e arritur për këtë yshtja nga plani franko-gjerman për shkak të fjalës urgjencë. Neni tjetër i aneksit pika thotë se çështja e Asociacionit duhet të procedohet menjëherë. D.m.th. shtohet ndajfolja menjëherë pikërisht më qëllim që të eliminohet paqartësia rreth afateve kohore të kësaj pike”, ka theksuar Ramadani.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori