Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy thotë se ka shtyrë një votim të rëndësishëm procedural për zgjatjen me 30 ditë të financimit të qeverisë amerikane, pasi buxheti aktual skadon më 30 shtator.
Duke folur për gazetarët në Kongresin amerikan, McCarthy tha se Dhoma e Përfaqësuesve do të shqyrtojë një votim për të hapur debatin mbi masën, pasi ligjvënësit të votojnë nëse do të hapet debati mbi një projektligj për mbrojtjen.
Mirëpo, votimi për zgjatjen me 30 ditë të financimit të qeverisë ishte caktuar të zhvillohej i pari.
“Ne e ndryshuam radhën”, tha McCarthy, duke nënvizuar se shtyrja do t’i jepte më shumë kohë shumicës së tij republikane për të siguruar votat e nevojshme për miratimin e masës.
Ligjvënësit republikanë janë të ndarë për buxhetin.
Masa afatshkurtër për financimin e buxhetit përballet me kundërshtimin e me shumë se një duzinë konservatorësh republikanë të vijës së ashpër, shifër e mjaftueshme për të bllokuar votimin në Dhomën e Përfaqësuesve.
Buxheti afatshkurtër do të mbante hapur agjencitë federale deri më 31 tetor por do të shkurtonte shpenzimet me rreth 8% për agjencitë e tjera përveç mbrojtjes, agjencisë së veteranëve dhe ndihmave për raste të fatkeqësive.
Republikanët e linjës së ashpër, që e kundërshtojnë masën, thonë ajo nuk ka efektin e duhur për të shkurtuar shpenzimet dhe vënë kufizime ndaj administratës demokrate të presidentit Joe Biden.
Por masa për zgjatjen me 30 ditë të financimit të qeverisë amerikane përballet me një kundërshtim të ashpër edhe nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në Senat, të cilët janë kundër shkurtimit të shpenzimeve dhe ndryshimit të politikës së imigracionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Rriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite