LAJMI I FUNDIT:

‘Agjenti Jesus’, sulmuesi i Arsenalit zbulon se si i kishte ndihmuar londinezëve të nënshkruajnë me Zinchenkon

‘Agjenti Jesus’, sulmuesi i Arsenalit zbulon se si i kishte ndihmuar londinezëve të nënshkruajnë me Zinchenkon

Gabriel Jesus ka zbuluar bisedat që ai ka pasur me Oleksandr Zinchenkon pas largimit të tyre nga Manchester City.

Jesus që u transferua në Londrën Veriore vitin e kaluar, ka bërë të ditur se si është munduar për ta bindur ish-bashkëlojtarin e tij te City, Oleksandr Zinchenko, që t’i bashkohet Arsenalit në atë afat kalimtar.


“Edu më dërgoi një mesazh dhe më tha se do të shkojnë në shtëpinë e Zinchenkos, më pyeti nëse dëshiroja tu bashkohesha atyre dhe më pas të kthehesha me avion. Unë pranova. Shkova atje dhe bisedova me të. Ai ishte i habitur”, tha Jesus para gazetarëve.

Tutje, ai tha se do ndihej i lumtur në rast se kjo ka ndikuar sadopak në vendimin e ukrainasit.

“Nëse ndihmova vetëm pak në vendimin që ai mori për të ardhur, jam i lumtur, sepse e dua atë si lojtar, dhe si person. E trajtoj atë si një vëlla dhe jam shumë i lumtur që erdhi. Ai është duke luajtur mirë, duke luajtur çdoherë, jam shumë i lumtur për të”, përfundoi Jesus.

Dyshja e re e Arsenal luajtën një rol të madh në përpjekjen e Arsenalit për të fituar titullin e Ligës Premier sezonin e kaluar, por në fund doli  Manchester City triumfues duke fituar tripletën.

Që të dy se bashku, deri më tash kanë shënuar 12 gola dhe kanë kontribuar me 8 asistime, teksa Arsenal e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga sezoni 2016/17./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori