LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i RMV-së miratoi ligjet për tatimin e solidaritetit, të vlerës së shtuar dhe të tatimit të fitimit

Kuvendi i RMV-së miratoi ligjet për tatimin e solidaritetit, të vlerës së shtuar dhe të tatimit të fitimit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme i miratoi ligjet për tatimin e solidaritetit, plotësimet për ligjet e vlerës së shtuar dhe të tatimit të fitimit. Debati i përgjithshëm për këto zgjidhje ligjore kishte përfunduar në vazhdimet e mëparshme të mbledhjes së 120-të.

Deputetët sot i kanë pranuar propozimet për zgjedhjen e Abdulmenaf Bexhetit, Marina Tërpevska dhe Gligor Bishev për anëtarë të rinj të Këshillit Fiskal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe kanë miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për transportin ujor ndërkombëtar në liqenin e Ohrit.

Është miratuar edhe propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për kujdesin shëndetësor, pas procedurës së shkurtuar, si dhe në shqyrtimin e parë të propozimit të ligjit për sistemin këshillimor për bujqësi dhe zhvillim rural dhe propozimi të vendimit për dhënien e lejes të Vendimit Statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kuvendi miratoi raportet financiare dhe vjetore të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve për vitin 2022.


Deputetët sot filluan edhe me mbledhjen e 126-të plenare në të cilën e konfirmuan nevojën për miratimin me procedurë të shkurtër të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 dhe për mbrojtje shëndetësore.

Pas pranimit të rendit të ditës pas Mbledhjes së 126-të të Kuvendit, deputetët i pranuan leximet e dyta nga propozim ligjet për avokaturë, si dhe ndryshimet për material të farërave dhe të mbjellave për bimë bujqësore dhe për familje.

Të zgjedhurit e popullit me punën për mbledhjen e 126-të duhet të vazhdojnë pasdite pas pauzës.