LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Putini është ‘Hitleri i dytë’ – Ukraina po lufton për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore

Zelensky: Putini është ‘Hitleri i dytë’ – Ukraina po lufton për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka fajësuar Rusinë për “ngritjen e një Hitleri të dytë” në formën e Vladimir Putinit.

Duke folur me CBS në 60 Minutes të dielën, presidenti ukrainas tha se Ukraina po lufton për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai tha: “Ne nuk mund ta ndryshojmë Putinin. Shoqëria ruse ka humbur respektin e botës: ata e zgjodhën dhe e rizgjodhën dhe ngritën një Hitler të dytë”.


“Ata e bënë këtë. Ne nuk mund të kthehemi pas në kohë. Por ne mund ta ndalojmë këtu”, ka shtuar ai.

Ndërkohë ai ka vënë në pikëpyetje pse Kombet e Bashkuara kanë lejuar ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të marrë pjesë në organizmin botëror në mes të pushtimit të vazhdueshëm të Kremlinit ndaj kombit të tij.

Ndërsa vizitonte një spital në Nju Jork, ku po trajtohen ushtarët ukrainas, Zelensky tha se trupi i liderëve botërorë duhet të përgjigjet për vendimin e tyre për të lejuar Lavrovin të marrë pjesë.

Ndryshe, më vonë sot ai do t’u drejtohet liderëve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe gjithashtu do të flasë për luftën në Ukrainë nesër në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

I vendosin bombë nën veturë, momenti kur automjeti i ukrainasit që punonte për rusët në Zaporizhzhia hidhet në erë

Evropa
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja

Azia
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britanik0-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Aeroplani ukrainas hedhë raketa britanik0-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni

Evropa
Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Biden thotë se do të peshonte alternativat ndaj goditjes së naftës iraniane nëse do të ishte në vendin e Izraelit

Azia
Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Trump inkurajon Izraelin të godasë objektet bërthamore të Iranit

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Kalo në kategori