LAJMI I FUNDIT:

Asnjë skuadër me start më të mirë se Vjosa, Krasniqi: Jemi me këmbë në tokë

Asnjë skuadër me start më të mirë se Vjosa, Krasniqi: Jemi me këmbë në tokë

Katër ndeshje, katër fitore, 12 pikë të tubuara dhe kryesues në Grupin B të Ligës së Parë. Askush në Kosovë nuk ka bërë më mirë se Vjosa nga Shtimja në këtë fillim sezoni.

Vjosa e Shtimës është në krye të Grupit B në Ligën e Parë me 12 pikë, duke qenë edhe befasia e këtij fillim sezoni në këtë rang garash.


Rreth kësaj serie pozitive të rezultateve, objektivave të klubit, e shumëçka tjetër, është prononcuar në një intervistë për Telegrafin, trajneri i Vjosës, Leotrim Krasniqi.

Sa i përket startit të sezonit, Krasniqi vlerësoi punën e deritanishme të ekipit të tij, duke kërkuar nga ata që të vazhdojnë me këtë angazhim pasi ka ende punë për tu bërë.

“Kemi bërë një start shumë të mirë të kampionatit, por duhet të vazhdojmë të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të punojmë shumë, sepse duhet të përmirësohemi ende si ekip”, ka thënë fillimisht trajneri Krasniqi.

Tutje, ai nuk la pa përmendur edhe objektivat e klubit nga Shtimja, duke shtuar se duhet t’i marrin të gjitha ndeshjet një nga një.

“Synimi i klubit dhe i gjithë ekipit është të jemi garues deri në fund, të rrisim performancën e ekipit, dhe t’i marrim të gjitha ndeshjet një nga një. Grupi i futbollistëve është shumë i bashkuar dhe ka kualitet, duke ia bashkangjitur edhe kryesinë e cila është çdo herë afër ekipit”, u shpreh ai.

Në fund, ai pati disa fjalë edhe për kundërshtarët e Vjosës, duke mos pranuar të veçoj ndonjërën prej tyre si rivalin kryesor të ekipit nga Shtimja, por duke vlerësuar të gjithë dhe homologët e tij në këto klube.

“Të gjitha ekipet në grupin tonë meritojnë respekt, janë ekipe të mira që udhëhiqen nga trajner të mirë dhe nuk dua të veçoj asnjërën veçmas të tjerave”, përfundoi Krasniqi./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Organizatorët japin detaje, zbulohet kush e goditi me shishe në kokë Novak Djokovicin

Tenis

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Haaland thyen heshtjen dhe flet për përplasjen me Pep Guardiolën

Premier League
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Ligue 1
Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

Agjenti i lojtarit takohet me Decon, Barcelona gati t'ia plotësojë dëshirën më të madhe Xavit

La Liga
Kalo në kategori