LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora dhe Bebe Rexha shfaqen të afërta në MTV VMA 2023, gjersa i japin një përqafim të ngrohtë njëra-tjetrës

Rita Ora dhe Bebe Rexha shfaqen të afërta në MTV VMA 2023, gjersa i japin një përqafim të ngrohtë njëra-tjetrës

Pasi dy artistet me origjinë shqiptare, të njohura ndërkombëtarisht shkëlqyen në tapetin e kuq në MTV Video Music Awards 2023, ato padyshim që u takuan me njëra-tjetrën në prapaskenë për të shkëmbyer përqafime.

Në një postim të Ritës në InstaStory, ajo ka shpërndarë një fotografi ku shihet Bebe Rexhën duke e rrëmbyer në krahë Ritën për ta përqafuar.

Ndërsa në përshkrimin e kësaj fotografie, sigurisht që Rita do ta tregonte dashurinë drejt dibranes që tashmë njihet anembanë botës.


Foto: Rita Ora/InstaStory

“E dua këtë vajzë”, ka shkruar Rita në postimin e saj, ku shihen dy artistet duke kaluar kohë bashkë.

Taylor Swift dhe Demi Lovato lënë prapa "armiqësinë" e përfolur prej vitesh dhe i japin dashuri njëra-tjetrës në MTV VMA 2023
Lexo po ashtu Taylor Swift dhe Demi Lovato lënë prapa "armiqësinë" e përfolur prej vitesh dhe i japin dashuri njëra-tjetrës në MTV VMA 2023

Të dy shqiptaret shkëlqyen të veshura me fustana të zeza, Rita që dukej shumë elegante, e Rexha nga ana tjetër shkëlqente me një stil rudimental.

Foto: Rita Ora/Instagram

Përveç tyre, në këtë event shumica e artistëve ishin veshur me po këtë ngjyrë, duke e bërë të zezën ngjyrë dominuese për sivjet.

Përndryshe, Bebe Rexha ishte edhe e nominuar për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”, me këngën “I’m Good (Blue)” me David Guettan. /Telegrafi/

Rita Ora në MTV Video Music Awards 2023 (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images)

Bebe Rexha në MTV Video Music Awards 2023 (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Lejla pohon se Burimi ka tentuar ta puthë në buzë

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Kalo në kategori