LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e UAW nisin një grevë të paprecedent ndaj të gjithë prodhuesve të veturave të grupit Big Three

Punëtorët e UAW nisin një grevë të paprecedent ndaj të gjithë prodhuesve të veturave të grupit Big Three

Sindikata United Auto Workers është ngritur në grevë ndaj General Motors, Ford dhe Stellantis, dhe kjo është hera e parë në histori që një grevë ka goditur të gjithë prodhuesit e sindikalizuar të veturave në të njëjtën kohë.

Të premten këta punëtorë u larguan nga tre fabrika – një për secilin prodhues nga grupi Big Three – në Missouri, Michigan dhe Ohio. Personat e mbledhur u pritën me pankarta nga anëtarët e tjerë të sindikatës.

UAW grevës së saj të “targetuar” në 3 fabrika iu referua si “Stand Up Strike”, të cilën e quajtën një “qasje të re” strategjike të largimit nga puna, raporton CNN, përcjell Telegrafi.


“Teksa kalon koha, shumë nga banorët e zonës mund të thirren te ‘Stand Up’ dhe t’i bashkohen grevës”, u tha sindikata anëtarëve të tyre. “Kjo na jap ndikim dhe fleksibilitet maksimal në luftën tonë drejt fitimit të një kontrate të rregullt ndaj të gjithë prodhuesve të Big Three”, shtuan ata.

Grevat e UAW filluan në fabrikën e GM në Wentzville të Missouri, fabrikë në të cilën 3,600 persona nga stafi janë anëtarë të UAW; në Fabrikën e Kamionçinave të Ford në Wayne të Michigan, e cila do të ketë gjithashtu 3,600 grevistë; dhe në kompleksin e Stellantis në Toledo të Ohio, ku ndodhen 5,800 grevistë.

Në total, më pak se 13,000 nga 145,000 anëtarët e UAW-së u larguan nga puna. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Volkswagen sjell Golfin e ri në autosallonet gjermane, kushton 74 mijë euro

Volkswagen sjell Golfin e ri në autosallonet gjermane, kushton 74 mijë euro

Auto
Më në fund Volkswagen po prezanton një Tiguan të ri

Më në fund Volkswagen po prezanton një Tiguan të ri

Auto
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!

Auto
Shitjet e automjeteve elektrike bien 25 për qind në Australi ndërsa blerësit më shumë po i preferojnë ato hibride

Shitjet e automjeteve elektrike bien 25 për qind në Australi ndërsa blerësit më shumë po i preferojnë ato hibride

Auto
Shefi i Mercedes-Benz teston modelin e ardhshëm G-Class mbi një liqen të ngrirë

Shefi i Mercedes-Benz teston modelin e ardhshëm G-Class mbi një liqen të ngrirë

Auto
Si të zëvendësoni një siguresë 'të djegur' në makinën tuaj?

Si të zëvendësoni një siguresë 'të djegur' në makinën tuaj?

Auto
Kalo në kategori