LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Mercedes-Benz teston modelin e ardhshëm G-Class mbi një liqen të ngrirë

Shefi i Mercedes-Benz teston modelin e ardhshëm G-Class mbi një liqen të ngrirë

Mercedes-Benz premton se EQG-ja e ardhshme e njohur si G-Class elektrike është vetura e duhur për terrene të vështira.

Madje, thuhet se ky version elektrik është mjaft i përshtatshëm, edhe nëse hasni në një liqen të ngrirë, përcjell Telegrafi.


E për t’i dëshmuar aftësitë e Mercedes-Benz, CEO i markës, Ola Källenius, ka udhëtuar drejt një liqeni të ngrirë në Suedi i cili përdoret si qendër dimërore për testimin e produkteve të prodhuesit.

Pavarësisht gjithë borës dhe akullit, Källenius arrin të kryejë manovrime të ndryshme me G-Class, pamje të cilat i ka shpërndarë në YouTube.

Videoja përfundon me një shëtitje të shkurtër në liqen.

Edhe pse një afat specifik për debutimin e këtij modeli nuk është bërë i ditur, marka gjermane ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim do të zbulojë të tjera informata që dërgojnë në një prezantim zyrtar. /Telegrafi/