LAJMI I FUNDIT:

Manchester City u përpoq t’ia ‘vidhte’ Barcelonës talentin Lamine Yamal

Manchester City u përpoq t’ia ‘vidhte’ Barcelonës talentin Lamine Yamal

Lamine Yamal është talenti i momentit në botë, pasi ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij të mrekullueshme, Lojtari i Barcelonës, vetëm 16 vjeç, ka shpërthyer në elitë me shpejtësi marramendëse. Prandaj shumë klube e kanë vënë re atë dhe e duan në ekipin e tyre.

Sipas David Sanchez në Radio MARCA, Manchester City bëri gjithçka në përpjekje për të nënshkruar me talentin e Barçës këtë verë.


Enric Masip, këshilltari i Laportës, pranoi në deklaratat për Esport 3 se kishte një ekip që e kishte pyetur për të.

“Lamine Yamal dhe Balde kanë qenë në një situatë të rëndë për t’u larguar këtë verë, sepse ka një klub që u përpoq t’i ‘kapte’ ata”, ka thënë Masip.

Deco, në prezantimin e tij si Drejtor Sportiv i klubit të Barçës, shpjegoi edhe këtë javë se si ishte situata në lidhje me zgjatjen e kontratës së dy talenteve.

“Ata janë duke u zhvilluar, plani i klubit është t’i mbajë ata. Sigurisht që ne do të rinovojmë ata. Lamine Yamal do të nënshkruajë deri në vitin 2026, pasi duke qenë vetëm 16 vjeç, nuk mund të nënshkruajë kontratë më të gjatë. Dhe Balde, në parim, do ta bëjë këtë deri në vitin 2028”, ka thënë fillimisht Deco.

Xavi me fjalë të mëdha për Lamine Yamal, por tregon një shqetësim që ka për të
Lexo po ashtu Xavi me fjalë të mëdha për Lamine Yamal, por tregon një shqetësim që ka për të

Për Lamine Yamal, Deco komentoi se ai ka një talent mbresëlënës.

“Ai është një lojtar që na ka befasuar. Ai i ka këmbët në tokë. Ka një cilësi tjetër. Sot po kalojmë një situatë të rëndësishme për klubin. Ka shumë protagonistë të rinj. Ai është 16 vjeç dhe ne kemi për ta lënë të argëtohet. Trajneri do të dijë si ta trajtojë atë dhe rritja e tij le të jetë e vazhdueshme”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Ndërhyrja e ashpër që i bëri Riberys dhe shkëmbimi i fanellave me francezin - Armend Dallku zbulon edhe një porosi të Ibrahimovicit drejt Debatik Currit

Kombëtarja e Shqipërisë
PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

PSG përgatit një ofertë rekord botëror për transferimin e Lamine Yamal

Ligue 1
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024

Përfaqësueset
Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Formacioni më i vlefshëm me lojtarët që nuk kanë luajtur ende asnjë minutë në Euro 2024

Përfaqësueset
Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Shtatë lojtarë janë jashtë projektit i Thiago Mottas te Juventusi

Serie A
Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Armando Broja, Rey Manaj apo Mirlind Daku, cili është sulmuesi më i mirë i Shqipërisë sipas Armend Dallkut?

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori