LAJMI I FUNDIT:

Filmi i ri me DiCaprio e De Niro nis shfaqjen në tetor, publikohet një trailer i ri

Filmi i ri me DiCaprio e De Niro nis shfaqjen në tetor, publikohet një trailer i ri
(Foto: Apple Original Films)

“Killers of the Flower Moon” me Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro në rolet kryesore, do të nisë shfaqjen nëpër kinema nga 19 tetori i këtij.

Bazuar në një histori të vërtetë dhe të treguar përmes romancës së pamundur të Ernest Burkhart (DiCaprio) dhe Molly Kyle (Lily Gladstone), filmi është një sagë epike krimi, ku dashuria e vërtetë kryqëzohet me tradhtinë e papërshkrueshme.


Regjisori i filmit është Martin Scorsese, ndërsa skenari është nënshkruar nga Eric Roth dhe Scorsese. Përveç DiCaprios dhe De Niros, luajnë edhe Jesse Plemons, Lily Gladstone, Tantoo Cardinal, John Lithgow, Brendan Fraser, Cara Jade Myers dhe të tjerë.

Filmat më të pritur të vitit 2023
Lexo po ashtu Filmat më të pritur të vitit 2023

Në fund të shekullit XX, zbulimi i naftës solli pasuri të madhe për popullin Osage, duke i bërë disa nga anëtarët e komunitetit njerëzit më të pasur në botë brenda natës. Pasuria e këtyre indianëve tërhoqi menjëherë ndërhyrës të bardhë, të cilët manipuluan, zhvatën dhe vodhën sa më shumë para që të mundnin. /Telegrafi/