Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar komunën e Leposaviqit ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Lulzim Hetemi.
”Këtë pasdite, takova Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin. Gjatë këtij takimi diskutuam për angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe planet për zhvillimin ekonomik lokal përmes iniciativave konkrete”, ka shkruar Krasniqi.
Ndryshe, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha sot se “rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për zgjedhjet e reja” do të ishte “nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë japin dorëheqje”.
Hetemi dhe kryetarët tjerë të veriut kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, të cilat komuniteti serb i ka bojkotuar.
Qeveria e Kosovës ka nxjerrë tashmë një udhëzim administrativ, për të cilin ka thënë se u hap rrugë zgjedhjeve të reja, por, sipas njohësve të çështjeve juridike, dokumenti mund të hasë në pengesa kushtetuese./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kapen 320 kg kokainë në Portin e Pireut me destinacion Shqipërinë, arrestohet shtetasi shqiptar
Njëri nga tre të plagosurit në gjendje të rëndë, Uka thotë se pacienti iu nënshtrua një intervenimi të gjatë kirurgjik
Mashtrimi me kredidhënien, prokuroria e Tiranës kërkon arrest me burg për pesë persona
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251