Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka iniciuar seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet Ligji për paga.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media të mërkurën bëri të ditur se janë duke i mbledhur nënshkrimet për të ftuar një debat parlamentar, ku do të kërkohet që të ketë rritje të koeficientit nga 105 në 129.
Tahiri, përmes një konference për media përmendi institucionet që sipas tij janë dëmtuar nga Ligji për paga, derisa specifikoi Policinë e Kosovës.
“Janë dy çështje kryesore që do t’i ngrisim në këtë seancë të jashtëzakonshme. E para ka të bëjë me Ligjin e pagave, respektivisht me ligjin për zvogëlimin e pagave i cili vjen si rrjedhojë e totalisht neglizhimit që Qeveria e ka bërë me këtë ligj”.
“A mund të besoni që rreth 900 punëtorë civilë në Policinë e Kosovës, prej tyre 600 kanë zvogëlim të pagave. Pra, janë diku rreth 900 punëtorë në administratën civile në polici diku rreth 600 kanë zvogëlim të pagave. A mund të besoni që gradat prej majorit, pra policët në shërbim, prej gradës major e deri tek gjenerali, tek drejtori i Policisë kanë zvogëlim të pagës prej 120 deri në 600 euro”, tha shefi i deputetëve të AAK-së.
Tutje, Tahiri kërkoi nga qeveria aktuale që ta rrisë koeficientin për paga nga 105 në 129, derisa potencoi edhe arsimin si të “prekur” nga ky ligj.
“A mund të besoni se në arsim, në arsimin e lartë shumica e profesorëve kanë zvogëlim të pagave e lëre më për anomalitë në hierarkinë e pagës. Sekretari i përgjithshëm i një fakulteti, po e marrim fakultetin e edukimit, e ka pagën më të vogël se zyrtari i tij për teknologji informative. Pastaj, në qoftë se e shohim pjesën e administratës së shtetit, nuk ka lëvizë në shërbim civil asgjë, ka vetëm degradim”.
“Andaj, ne si grup parlamentar, në këtë debat do t’iu japim argumentet tona pse duhet që koeficienti të ngritet nga 105 në 129, së paku dhe për këtë shpresoj që të kemi mbështetjen jo vetëm të 40 deputetëve, po të deputetëve që e dinë se e drejta është në anën tonën. Në qoftë se kjo nuk lëvizë, atëherë ne si grup parlamentar do të iniciojmë një nismë ligjore, nismë ligjore e cila do të kërkon amandamentimin e ligjit për buxhet tani dhe jam i bindur se deputetët do të na mbështesin”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje