LAJMI I FUNDIT:

Parashikimi i motit në Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri
Foto: Ilustrim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare (transparente dhe të larta) në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitojë shpejtësi deri në 8m/sek.


Temperaturat parashikohen nga 14 në 36 gradë Celsius. /Telegrafi/