LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-un arrin me tren në Rusi, SHBA ripërsërit qëndrimin për sanksione nëse Koreja e Veriut i shet armë Kremlinit

Kim Jong-un arrin me tren në Rusi, SHBA ripërsërit qëndrimin për sanksione nëse Koreja e Veriut i shet armë Kremlinit

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka arritur në Rusi – ku është filmuar duke zbritur nga treni më të cilin udhëtoi.

Madje edhe Kremlini ka publikuar një video në Telegram, ku shihen zyrtarët rusë duke pritur dhe përshëndetur liderin verikorean në stacionin e trenit Khasan në rajonin Primorsky, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër ekspertët perëndimorë kanë alarmuar lidhur me këtë takim, pasi prej javësh diskutohet se Koreja e Veriut mund t’i ofrojë armë dhe municion Rusisë, të cilat do t’i përdoret në luftën në Ukrainë.

Çfarë lloj armësh Koreja e Veriut mund t’i shesë Rusisë?
Lexo po ashtu Çfarë lloj armësh Koreja e Veriut mund t’i shesë Rusisë?

E takimi mes tyre lë të kuptohet se sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Rusisë kanë izoluar këtë vend, që filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Ndihmën që e kërkon Vladimir Putini nga Kim Jong-un tregon se Kremlinit po i shterohen rezervat e armatimit, dhe tani i ka mbetur pothuajse vetëm një derë e hapur për t’u furnizuar – që me gjasë është Koreja e Veriut.

Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Korenë e Veriut se nëse ndërmerr një veprim të tillë – pra shitjen e armëve Rusisë, do të ballafaqohet me sanksione shumë të rënda. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përkeqësohet gjendja e kryeministrit sllovak, ai i nënshtrohet një tjetër operimi

Përkeqësohet gjendja e kryeministrit sllovak, ai i nënshtrohet një tjetër operimi

Evropa
Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Forcat ukrainase rrëzojnë 20 dronë rusë në Kharkiv

Forcat ukrainase rrëzojnë 20 dronë rusë në Kharkiv

Evropa
Ushtria amerikane dhe ajo britanike 'bashkojnë forcat' për të shpërndarë ndihma në Gazë nga baza lundruese

Ushtria amerikane dhe ajo britanike 'bashkojnë forcat' për të shpërndarë ndihma në Gazë nga baza lundruese

Azia
Kalo në kategori