Roth në Shkup: Gjashtë propozime për reformimin e procesit eurointegrues!
Për hapjen e negociatave, së bashku me hapjen dhe mbylljen e kapitujve individualë në të ardhmen të vendoset me shumicë të Këshillit të ministrave, vendet kandidate që realizojnë përparim të mjaftueshëm në kuadër të kornizës negociuese të jenë pjesë e Këshillit Evropian dhe të marrin pjesë në Këshillin e ministrave, BE të realizojë bashkëpunim më të ngushtë me vendet kandidate, si dhe vendet anëtare të nisin një proces sponsorizimi përmes të cilit do të ofrojnë asistencë teknike në procesin e anëtarësimit.
Këto janë propozimit e deputetit dhe diplomatit gjerman, Michael Roth, të cilat do të reformonin procesin e integrimit në BE. Roth porositi sot nga Shkupi se, rajoni ka nevojë urgjente që të ndjejë përfitimet e qasjes drejt BE-së, ndërsa që të arrihet kjo procesi i integrimit duhet të reformohet dhe vendet kandidate duhet të integrohen hap pas hapi në strukturat e BE-së, para se të anëtarësohen formalisht.
“Është e papranueshme që vetëm një vend anëtar apo dy t’i shantazhojnë gjithë të tjerat. Ky ishte realiteti i hidhur kur unë isha ministër i Punëve të Jashtme. Unë isha i gjunjëzuar sepse fillimisht duhej t’i bindi kolegët francezë, ndërsa më pas duhej t’i bindi kolegët bullgar”, tha Roth.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, gjatë fjalimit të tij në kuadër të konferencës “Përparimi i Procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare”, të organizuar në Kuvend nga Instituti për Demokraci “Societas Civils” në Shkup, tha se, në mënyrë gjeografike, strategjike dhe me vullnetin e shumicës së qytetarëve, si rajon jemi të predispozuar të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian, por se fillimisht duhet të përmbushim kushtet e duhura për anëtarësim.
“Jemi të vetëdijshëm se në atë rrugë, të gjithë ne individualisht dhe në mënyrë kolektive jemi të drejtuar para shumë sfidave të natyrës së ndryshme. Nga përvoja e zgjerimeve paraprake, doemos të pranojmë se doemos ti menaxhojmë dhe të gjejmë zgjidhje të pranueshme për të gjitha çështjet që trajtohen si të hapura dhe paraqesin pengesë në këtë rrugë”, tha Talat Xhaferi.
Së fundmi janë rritur përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të bindur vendin që të votojnë ndryshimet kushtetuese në mënyrë që vendi të vazhdojë rrugën eurointegruese. Si rezultat i kësaj, janë shtuar edhe vizitat e diplomatëve ndërkombëtar në vend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje