LAJMI I FUNDIT:

Gazetari e pyet për parullat “Kosova është Serbi” – Mërgim Vojvoda i thotë ta shikojë logon që e ka në zemër

Gazetari e pyet për parullat “Kosova është Serbi” – Mërgim Vojvoda i thotë ta shikojë logon që e ka në zemër

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ishte në krah të përzgjedhësit, Primoz Gilha në konferencë për media para ndeshjes Rumanisë.

Konferenca për shtyp e së hënën në Bukuresht nuk ka kaluar edhe pa pyetje provokuese nga gazetarët rumunë për shtetësinë e Kosovës.

Vojovoda u pyet se si e vlerëson sjelljen e tifozëve rumunë që kanë pasur mesazhe politike: “Kosova është Serbi”.

“Mjafton ta shihni këtë logo në zemrën tonë, është flamuri i Kosovës dhe ne e përfaqësojmë këtë shtet dhe askënd tjetër. Ne jemi Kosova. Jemi të lindur nga lufta dhe do të bëhemi më të fortë se guri”, deklaroi mbrojtës drenicas.

Vojvoda e ka folur edhe për ndeshjen, kur u pyet se si do të ndjehet që do të luajë në një stadium të mbushur, pasi mbi 20 mijë bileta janë shitur për ndeshjen.

Gliha: Do të japim gjithçka për fitore, por Rumania është favorit - Rrahmani dhe Krasniqi më informuan për kundërshtarin
Lexo po ashtu Gliha: Do të japim gjithçka për fitore, por Rumania është favorit - Rrahmani dhe Krasniqi më informuan për kundërshtarin

“Jam mësuar të luaj në stadiumet me kapacitete të plota. Edhe bashkëlojtarët, disa nga ata luajnë në klube të mëdha evropiane dhe jemi të mësuar më këtë gjë”, ka thënë Vojovoda.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës zhvillohet të martën nga ora 20:45.

Rumania është e dyta me 9 pikë deri më tani nga pesë ndeshje, ndërsa Kosova ka 4 pikë në Grupin I. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe me kërkesë interesante për fansat, pasi theu hundën

Mbappe me kërkesë interesante për fansat, pasi theu hundën

Përfaqësueset
Zbulohet ndeshjet dhe të gjitha datat e sezonit 2024/25 në Ligën Premier – edicioni nis me një derbi në javën e parë

Zbulohet ndeshjet dhe të gjitha datat e sezonit 2024/25 në Ligën Premier – edicioni nis me një derbi në javën e parë

Premier League
De Bruyne largohet nga intervista pas humbjes shokuese të Belgjikës nga Sllovakia

De Bruyne largohet nga intervista pas humbjes shokuese të Belgjikës nga Sllovakia

Përfaqësueset
Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Premier League
U largua nga Sevilla, tre klubet ku Ramos mund ta vazhdoj karrierën

U largua nga Sevilla, tre klubet ku Ramos mund ta vazhdoj karrierën

La Liga
“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar

“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar

La Liga
Kalo në kategori