Hajredini për Mariçiqin: Në cilin vend normal flisni me deputetë kështu
Ish-ministri i financave dhe analist politik, Xhevdet Hajredini, e ka komentuar deklaratën e zv.kryeministrit Bojan Mariçiq se “do të bëjnë gjithçka deri në afatin kohor për miratimin e amendamenteve kushtetuese”.
“Nuk ju duket se me këtë deklaratë, me të cilën si papagall e përsërit çdo ditë për gati dy vjet, a je bërë i merzitshëm? Na thuaj një herë që të dimë se çfarë është ‘gjithçka që do të bësh’”, ka shkruar Hajredini në rrjetet sociale.
Ai i referohet pjesës së deklaratës në të cilën Mariçiq thotë se do të flasin për çdo deputet individualisht, ndërsa nga tetori do të dihet kush është “për”, dhe kush është “kundër” BE-së. Hajredini në atë drejtim e pyet Mariçiqin: Kush jeni ju që flisni me çdo deputet?
“Biseda mbaroi në Parlament, ka mbetur vetëm të votohet. Po çka nëse askush nuk dëshiron të flasë me ju? Në cilin vend normal flet kështu? Do të diskutohet publikisht apo në fshehtësi? Çfarë u ofroni atyre në këmbim”, pyet Hajredini.
Më pas, ai thotë se me të gjithë deputetët Mariçiq mund të flas vetëm sipas vlerësimit politik të kryetarit Xhaferi sepse ka përfunduar debati për ndryshimet kushtetuese, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit.
Zëvendëskryeministri dje në intervistë për televizionin kombëtar, njoftoi intensifikimin e komunikimit me secilin deputet në periudhën e ardhshme.
“Ne presim që deri në shtator-tetor të ndahen qartë të dy blloqet politike, njëri që është për anëtarësim sa më shpejt në BE dhe tjetri që është kundër anëtarësimit në BE dhe që beson se kemi kohë të prisni. “Pritja është një strategji që do të zbrazë vendin tonë nga të rinjtë dhe që do të vrasë shpresën për BE-në”, tha zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arratisja e Sekiraqës, Kurti: Rastet e tilla nuk ngjajnë si rastësi – ky është dështim i sistemit të drejtësisë
Mitsotakis: Politikat e udhëheqësisë së re në RMV janë provokative dhe joligjore
U ndalua për vjedhje në Graçanicë dhe Uglarë – Prokuroria kërkon paraburgimin për të dyshuarin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251